web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Votimi i Parlamentit hollandes/ Nard Ndoka "avokat" i Hollandës

23 Prill 2019, 20:38, Aktualitet CNA

Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka, drejtuesi i pashqitshëm i Partisë Demokristiane, në shpërfaqje të erudicionit të tij autodidakt, ka folur edhe rreth votimit të Parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shtetasit shqiptar, duke e justifikuar ndërmarrjen e një vendimi të tillë.

I vendosur në rolin e avokatit të papaguar Ndoka, ka thenë se Shqipëria i ka prishur stabilitetin shtetit të Holandës.

Më tej Nard Ndoka deklaroi se votimi i Parlamentit holandez është sinjal për largimin e kryeministrit Edi Rama.

?Ia kemi prishur stabilitetin një shteti tjetër. Parlamenti i Holandes u detyrua të merrte atë vendim sepse stabiliteti i atij vendi po rrezikohet prej shqiprtarëve. Politika holandeze thotë se është një rrezik i madh krimi që ka mbështetjen e qeverisë. Pse nuk thonë që Rama duhet të ikë? Së pari ata patën informacionet tyre dhe mbrojtën veten e tyre. Janë sinjale politike. Dhe ai vendim që mori parlamenti sinjal është. Ne do ju bllokojmë fare lëvizjen se keni një qeveri të korruptuar, të lidhur me krimin?,-u shpreh Ndoka në emisionin ?Dritare?./CNA.al





Lajmet e fundit nga