web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çuni i Fahriut i sulet Ramës/ “Nuk lejojmë zgjedhje si të Enver Hoxhës”

21 Prill 2019, 18:28, Aktualitet CNA

Klevis Balliu, ish deputeti i listës Basha dhe çuni i Fahri Balliut, gazetarit të edukuar me frymën e veset e “Zerit të Popullit”, organ i ish Partisë Komuniste të Enver Hoxhës, ka marrë pjesë në protestën e përditshme të banorëve tek ?Unaza e Re?.

Balliu tha se ngjarja që ndodhi tek “Bregu i Lumit” dhe ajo çfarë po ndodh në “Unazën e Re”, mund t?u ndodhë të gjithë shqiptarëve.

Më tej ai shtoi se Edi Rama nuk do të ketë mundësi që të rikthejë zgjedhjet e Enver Hoxhës.

?Hall më të zi se të të vinë tek dera e shtëpisë e të të nxjerrin nga shpia nuk ka. Uroj që ajo që u ka ndodhur këtyre qytetarëve të mos i ndodhë asnjëherë. Në qeverisjen e PD, halle si këto nuk do t?i kenë kurrë më. Zgjedhje të pandershme prodhojnë qeveri të cilat mbështesin projekte mafioze, si ai i Edmond Begos.

Qeveri të dala nga këto zgjedhje nuk merren me qytetarët, por shohin interesat e hajdutëve. Nëse duam ta bëjmë Shqipërinë, fillohet nga zgjedhjet e lira, ju garantoj se marrëveshje me kriminelë si Edi Rama nuk bëjmë. Diskutimet fillojnë kur Edi Rama ikën. Ju garantoj se nuk ka fuqi, as Edi Rama, as Erion Veliaj, të ndalojë çka kemi nisur, revoltën mbarëkombëtare. Nuk do të ketë mundësi që Edi Rama të rikthejë zgjedhjet e Enver Hoxhës më 30 qershor?,- tha Balliu i ri. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga