web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asnjë nuk mund të thyejë rekordin/Vera më e shtrenjtë në botë ndodhet në këtë shtet

19 Prill 2019, 11:53, Lifestyle CNA

Toskana njihet për prodhimin e verës më të mirë në botë por tashmë një rekord për shishen e verës më të kushtueshme në botë,e mban Hungaria, vendlindja e verës së famshme Tokaj, një emër aspak i panjohur për dashamirësit e pijes alkoolike.Dëshmitë e para të verës ?Tokaj? fillojnë në 1576, dhe janë të cituara edhe në himnin kombëtar të shtetit hungarez. Kjo verë mori famë në Europë pasi ishte pija e preferuar e Luigjit XIV, që e ka cilësuar si mbretin e verës.

Prodhuesit e saj kanë nxjerrë në shitje një prodhim special të kësaj vere, të quajtur Royal Tokaj. Ky prodhim përbëhet nga vetëm 18 shishe me 1 litër e gjysmë secila, dhe që arrin një vlerë prej 40 mijë dollarë.

Vlera rekord justifikohet nga prodhuesit me shijen karakteristike, teknikën e prodhimit dhe mundësinë e vjetrimit. Ata theksojnë se rrushi i përdorur për këtë verë mblidhet kokërr në kokërr, dhe përllogaritet që për një shishe verë të tillë duhet deri në 1 tonelatë rrush.

 





Lajmet e fundit nga