web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Unë armiku dhe kritiku i kamur”/ Artan Fuga i nxjerr “bojën” Veliajt

17 Prill 2019, 08:52, Aktualitet CNA

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar pas sulmeve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili nga një studio televizive e konsideroi armik dhe kritik.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan ?Jo, nuk kam jam armik, as kritik. As vjedhës, as i dënuar ! Kryetari të etiketon!?

Më tej, Fuga thekson se ?nuk e kuptoj këtë qendrim zyrtar ndaj një qytetari që asnjëherë nuk ka gënjyer në denoncimet e bëra, as i ka kërkuar kurrëfarë privilegji, as leje ndërtimi, as t’i vadisi bahçen, as gjë prej gjëje ! Unë edhe rrugën e kaloj te vijat e bardha!

Etiketohesh pa pasur asnjë shkak, pa lidhje, pa agjendë, fyesh duke qenë në punën tënde!?

Sipas Fugës, Veliaj i është referuar pedagogut si një njeri i kamur, gjë të cilën profesori e përgënjeshtron duke thënë që ai thjesht kryen detyrën dhe mbron të drejtat e tij.

?Qenkam edhe i kamur!!! Me cilin më ngatërron ??? Ku e di pasurinë time! A do ta shohi Audin tim të vitit 1996 me 400 mijë kilometra në kurriz ???

Apo sepse kam kërkuar publikisht në detyrën time që Bashkia t?i kthejë Universitetit të Tiranës terrenet sportive të studentëve !!!? është shprehur Fuga në stausin e tij.

Postimi i plotë:

Unë armiku, kritiku i kamur!
———————————

Bashkia e Tiranës, qyteti ku paguaj taksat deri në një, kryetari, në Intervistë në emisionin e Roland Qafokut, te “Channel One”, më konsideroi armik dhe kritik!!!

Jo, nuk kam jam armik, as kritik. As vjedhës, as i dënuar ! Kryetari të etiketon!

Por, kritiku është mik i qytetit të tij! Kryetari më futi te armiqtë!

Sapo gazetari e gërvishi pak fasadën, kuptova se kush isha në sytë e pushtetarit!

Mos na lëntë Zoti pa ata, që të na etiketojnë fyeshëm pa shkak!

Nuk e kuptoj këtë qendrim zyrtar ndaj një qytetari që asnjëherë nuk ka gënjyer në denoncimet e bëra, as i ka kërkuar kurrëfarë privilegji, as leje ndërtimi, as t’i vadisi bahçen, as gjë prej gjëje ! Unë edhe rrugën e kaloj te vijat e bardha!

Etiketohesh pa pasur asnjë shkak, pa lidhje, pa agjendë, fyesh duke qenë në punën tënde!

Një hije internimi dhe kërcënim ostracizimi mbushi mbrëmjen time!

Kush e paguan këtë!

Edhe Aristotelin e zbuan nga Athina! Jo mua, një copë dhaskali!

Unë thjesht kam njoftuar kur ka pasur rrjedhje ujrash të zeza! A na grabisin parkingun!

Jo mua, por komunitetit

Na hoqën parkingun që të paguajmë sa frengu pulën një copë vend në parkingje me lekë! Thjesht për teken e disave që i përshtatet zyrtarëve!

E vërteta është që punonjësit e Bashkisë kanë reaguar sa herë kam pasur ankesa dhe i kanë zgjidhur shpejt çështjet !

Më vjen mirë që kryetari thotë që i trajton njësoj si lypsarët, edhe intelektualët e qytetit !

Edhe unë ashtu bëj!

Të gjithë ne qytetarët duhet të ngremë zërin sa herë na bie një qime në shpatulla! Sepse taksat i paguaj deri në një centim!

Tani e kuptova se përse më duhet t’a kuroj me kujdes krahun tim të shembur e nxirë kur dikush më vuri rrotën nga mbrapa kur ecja si këmbësor pikërisht aty ku superpozohen trotuari me pistën e biçikletave mu përpara binasë Turbina te Petro Nini që na e shesin si Teatër.

Duhet bërë kujdes për jetën në qytet! Të bien në qafë!

Qenkam edhe i kamur!!! Me cilin më ngatërron ??? Ku e di pasurinë time! A do ta shohi Audin tim të vitit 1996 me 400 mijë kilometra në kurriz ???

Apo sepse kam kërkuar publikisht në detyrën time që Bashkia t’i kthejë Universitetit të Tiranës terrenet sportive të studentëve !!!

Unë thjesht mbroj të drejtat mikrolokale në jetën tonë të përditshme!





Lajmet e fundit nga