web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A ka konflikt interesi presidenti Meta?/ Sa ndikon Monika Kryemadhi në vendimarrje?

16 Prill 2019, 20:18, Aktualitet CNA

I qenë prezent në emisionin “Përballje”, në RTSH, presidenti i Republikës, Ilir Meta, krahas të tjerave, i është përgjigjur edhe pyetjeve të moderatorit Lutfi Dervishi.

Ky i fundit i adresoi Presidentit dy pyetjet e mësipërm, pra nëse mund të quhet konflikt interesi qënia e tij në postin e lartë të piramidës shtetërore dhe sa ndikon bashkëshortja Kryemadhi, drejtuese e LSI-së, themelues i të cilës është dhe ai vetë, në marrjen e vendimeve? Përgjigja e Presidentit në thelb ka qenë kategorikisht mohuese dhe e përmbledhur në një fjalë të vetme:”Aspak”!

“Nuk ekziston asnjë pengesë politike, ideologjike, familjare që ndikon në marrjen e vendimeve të mia si president i Republikës. Asnjë interes personal nuk ndikon në vendimarrjen e Presidentit,”- është shprehur ai. /CNA.al  





Lajmet e fundit nga