web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Basha/ “Asgjë nuk na ndal”

13 Prill 2019, 16:58, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij përpara protestuesve.

Nën thirrjet ?Rama ik?, Basha tha se kjo protestë është bashkimi më i madh i shqiptarëve dhe asgjë nuk do t?i ndalë përpara rrotacionit.

?Kjo është shqipëria e vërtetë e bëra kapiz nga një Kryeministër dhe një qeveri që nuk i kuptojnë dhe nuk i dëgjojnë shqiptarët. Po ata punojnë vetëm për të pasuruar veten.

Tetë javë më parë ju iu përgjigjët thirrjes së opozitës së bashkuar dhe u ngritet në atë që ishte bashkimi më i madh kombëtar.

Që nga ai moment rradhët e bashkimit tonë kanë tejkaluar bashkimin e partive sëbashku. Ne partia e opozitës, unë PD-ja e dimë fare mirë se ky mandat besimi që vjen nga shumica e grabitur, shkon përtej nevojës akute të një rrotacioni. Është rizgjimi i një aspirate për të cilën kemi sakrifikuar shumë?,- tha Basha. /CNA.al





Lajmet e fundit nga