web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita në zgjedhje/ Ambasadori tregon pse propozimi i Ramës është i ndërlikuar

12 Prill 2019, 19:38, Aktualitet CNA

Pjesëmarrja e opozitës në zgjedhejt vendore të 30 Qershorit kanë qenë një tjetër temë e trajtuar nga amabasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, gjtë intervistës së tij në “Report TV”. I pyetur nga intervistuese lidhur me propozimin që kryeministri Edi Rama i ka bërë opozitës për tu ulur dhe rishikuar Lifjin zgjedhor Cutillo ka thenë:

“Natyrisht, këtu kemi të bëjmë me një zgjedhje politike dhe ky i imi është thjesht një vlerësim subjektiv, ndaj në asnjë mënyrë nuk pretendoj ta njoh situatën më mirë se Kryeministri apo kushdo tjetër. Por besoj se kur është fjala për Reformën zgjedhore (unë e kam përjetuar këto tre vjet, por sigurisht historia shkon shumë vite prapa), ka njëfarë konfuzioni sepse po diskusohet edhe votimi i emigrantëve, sistemi mazhoritar, përkundër atij proporcional, e kështu me radhë. Besoj se është me vend të kufizohet fusha e veprimit tek pjesa me të vërtetë thelbësore. Që do të thotë, t?u jepet vazhdimësi rekomandimeve që përsëriti OSBE-ODIHR-i, pra duke iu përmbajtur çështjeve të ngritura në 2017, që gjithsesi janë të ngjashme me rekomandimet e mëparshme. Gjithsesi, edhe brenda tyre, shquaj dy linja kryesore: një që me siguri do të kërkojë një marrëveshje sa më të gjerë të mundshme që të mund të përkthehet në rregulla të reja zgjedhore, pra ajo çfarë parashikon propozimi i Kryeministrit, por që në këtë moment është shumë e ndërlikuar, nuk dua të them nëse është e mundur apo e gabuar, por të përfshish edhe opozitën formale, pra atë që është brenda Parlamentit, dhe, gjithsesi, të lësh një karrige edhe për opozitën jashtë, nuk e di, nuk do të rrezikoja në një terren kaq të rrëshqitshëm nga ana kushtetuese”, ka qenë përgjgja e ambasadorit italian Alberto Cutillo./CNA.al





Lajmet e fundit nga