web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen detajet tronditëse/ Qeveria e përfshirë në grabitjen në Rinas

11 Prill 2019, 13:34, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë, në lidhje me grabitjen e 10 milion eurove në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, dy ditë më parë.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se qeveria është jo vetëm përgjegjëse, por është edhe e përfshirë në këtë krim.

Basha përmendi edhe disa emra të lidhjeve qeveritare me krimin dhe tha se grabitja, sipas tij, është bërë me mbështetje qeveritare.

?Kompania ka dështuar të sigurojë sigurinë, figuron të jetë në bashkëpronësi me Eno Bushin, avokat i George Rifomatos, piloti italian i rrëzuar me drogë. Bashkëshortja e tij Joana Bushi është drejtoreshë e Trafikut Ajror dhe para kësaj ka qenë drejtoreshë e Belinda Ballukut.

Për grabitjen ngrihen disa pyetje. Pse aksionerët e Aeroportit nuk vepruan, të lidhur ngushtë me Ramën dhe Belinda Ballukun, e me George Riforamton? Pse bandat grabitën prapë? Pse pas përplasjes me policinë, grabitësit u larguan? A janë 10 milionë eurot e vjedhura në dorën e bandës akoma?

A janë shteti dhe organet e rendit përgjegjës vetëm për paaftësi apo kemi të bëjmë me bashkëpunim dhe grabitje të segmenteve të strukturave shtetërore? Këta lidhje janë njësoj si bashkëpunimi shtetëror në trafikun e drogës. Kemi pra struktura direkt bashkëpunuese në grabitje? Shteti i Ramës është i përlyer me vjedhjen, me krimin.

Kishte nxitim për të mbuluar aferën. Nxjerrja e ushtrisë në aeroport u bë jashtë ligjit. Tjetër krim kushtetues ky. Drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk heton krimin e tmerrshëm. Kjo qeveri dhe ky kryeministër e grabisin çdo ditë këtë vend me forma të ndryshme. Ky është shkatërrim total i sigurisë totale. Autorët të dalin para drejtësisë. Çlirimi i vendit nga qeverisja e përlyer me krimin është emergjencë e çdo shqiptari patriot e të ndershëm?, tha Basha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga