Në "zemër" të Devollit me kryebashkiakun Duro/ Historia, natyra dhe turizmi i së ardhmes
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
Avokati i njohur Spartak Ngjela vijon të hedhë kritika dhe akuza të forta në drejtim të klasës aktuale politike në Shqipëri.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se korrupsioni është një sëmundje e vjetër e politikës shqiptare, por sipas tij ?korrupsion i sotëm shqiptar e ka shpresën e mbijetesës së tij te Rusia dhe te Beogradi.?.
Më tej, Ngjela nuk kursen as mediat, ndërsa thekson se ?sot nuk janë vetëm krerët e korrupsionit politik që vërtiten nëpër borderotë e Beogradit, Athinës dhe Moskës, se është edhe një pjesë e medias që po paguhet rregullisht nga Moska dhe Athina.?.
Por, avokati Ngjela thekson se korrupsioni i lartë shtetëror i të gjitha qeverive në këta dhjetë vjetët e fundit, nuk shpëton dot, pasi sipas tij janë skeduar që të gjithë, dhe kot vijnë vërdallë për të destabilizuar Shqipërinë
Analiza e plotë e Ngjelës:
Shërbimet amerikane kanë të drejtë: korrupsion i sotëm shqiptar e ka shpresën e mbijetesës së tij te Rusia dhe te Beogradi.
Kjo në fakt është sëmundje e vjetër e të korruptuarëve shqiptare. Janë të shumtë ata që në historinë tonë dyqindvjeçare janë bërë pjesë e fqinjëve pushtues duke shitur interesin kombëtar. E ç?i do emrat! Njëlloj si këta të sotmit kanë qenë.
Po sot nuk janë vetëm krerët e korrupsionit politik që vërtiten nëpër borderotë e Beogradit, Athinës dhe Moskës, se është edhe një pjesë e medias që po paguhet rregullisht nga Moska dhe Athina.
Të gjithë janë të djegur. Korrupsioni i lartë shtetëror i të gjitha qeverive në këta dhjetë vjetët e fundit, nuk shpëton dot. Janë skeduar që të gjithë, dhe kot vijnë vërdallë për të destabilizuar Shqipërinë. Shqipëria nuk mund të destabilizohet. Pikërisht për këtë duket se vjen në Tiranë këto ditë dhe zëvendës/ndihmës sekretari i Shtetit amerikan.
I. Sot po dallohet një ndërhyrje me trysni e politikës ruse në Shqipëri. Çështja është se politika ruse, duke përkrahur korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, kërkon që me ta të krijojë qeveritë e veta për të ndaluar instalimin e bazave ushtarake amerikane apo të NATO-s në Shqipëri dhe vetë influencës amerikane në këtë vend. Politika ruse po kërkon në fakt bllokimin e fenomenit të panshqiptarizmit në Ballkanin Perëndimor, fenomen ky që po përkrahet nga politika amerikane si interes parësor i saj në këtë zonë.
Në anën tjetër duhet t?i drejtohemi historisë e të kujtohemi që Rusisë, një Serbi e tillë siç është kjo e sotmja, nuk i vlen fare, nëse do vijë forcimi permanent i Shqipërisë dhe Kosovës, dhe do shpaloset në lëvizje bota reale shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Në fakt pikërisht këtu qëndron konflikti, i cili kuptohet se gjithmonë do të jetë në favor të Shqipërisë dhe të politikës amerikane të forcimit ekonomik dhe ushtarak të Shqipërisë dhe Kosovës.
Sipas burimeve të ndryshme, mendohet se janë tre baza ushtarake që kërkon të instalojë politika amerikane me anë të NATO-s në Shqipëri; dhe deri tani marrëveshja është nënshkruar vetëm për bazën e Kuçovës.
Pikërisht këtu duket se është mbështetur presioni rus, i cili po kërkon që, së pari, të krijojë destabilizimin e Shqipërisë, së dyti, të fitojë pushtetin me kukullat korruptive në Tiranë, dhe, së treti të zhbëjë çështjen e Kosovës në favor të Serbisë. Ky është në vija të trasha plani rus. Por nuk duhet të harrojmë se pasioni antishqiptar për sllavizimin e territoreve arbërore është në fakt pasion i sëmurë dyshekullor i Perandorisë Ruse.
II. Sigurisht, na duhet të theksojmë se tensioni primar për të ndërhyrë në Shqipëri me çdo mjet destabilizues krijohet për efekt të bazave ushtarake amerikane në Shqipëri. Por ka dhe një farë alegorie në çështjen e bazës së Kuçovës, se këtu, deri në vitin 1961, ka qenë e instaluar një bazë ruso-sovjetike, kurse vetë Kuçova ka qenë quajtur Qyteti Stalin.
Gjithsesi situata në Shqipëri kërkon që të acarohet me ndihmën e politikës ruse. Por koha prej rreth 40 ditësh, qëkurse deputetët e Partisë Demokratike kanë dalë nga Parlamenti, tregoi që këta e kanë krejt të pamundur destabilizimin e Shqipërisë. Dhe po ta shohësh me një sy analitik krahasues, konstaton se mënyra sesi kanë dashur të destabilizojnë Shqipërinë është identike me atë që është përdorur në Maqedoni dhe në Mal të Zi.
Ashtu sikurse po tentojnë sot në Tiranë, me dështim të përsëritur, që të hyjnë me hordhi në Parlamentin shqiptar kur ky është i mbledhur, po kështu vepruan edhe në Shkup, kur hordhitë e Gruevskit hynë në Parlament dhe u përleshën me deputetët dhe me kryetarin e Kuvendit, sepse donin që të ndalonin ngritjen e shqiptarëve në lartësinë e të drejtave të tyre si etni shtetformuese.
Por në Shqipëri kjo është pa dyshim një orvatje e dështuar, sepse sot korrupsioni i lartë shqiptar nuk ka më mbështetje popullore.
E gjithë kjo situatë në një koncept politik të aktualitetit, është në favor të Shqipërisë. Është në favor se, fakti që kundërshtari më i drejtpërdrejt i Perëndimit po tenton të destabilizojë Shqipërinë, kuptohet që e gjithë vëmendja amerikane është e përqëndruar sot te Shqipëria. Dhe kjo është pikërisht arsyeja që korrupsioni i lartë shqiptar nuk mund të ketë më jetë në Shqipëri, madje as edhe në Kosovë.
Për këtë, kryesore është pa diskutim Reforma në Drejtësi. Politika amerikane dhe politika gjermane këtë e kanë sot primare në marrëdhëniet me politikën e lartë shqiptare. Gjuha antikorrupsion dhe për Reformën në Drejtësi që po përdor politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian nuk i jep më mundësi të korruptuarve që të bllokojnë Reformën.
Dalja e deputetëve të opozitës antireformë jashtë Parlamentit, nga politika perëndimore, është parë si sukses për Reformën në Drejtësi dhe aspak si një krizë. Prandaj, për të gjitha ato që thamë, të larguarit nga Parlamenti nuk kanë më asnjë shpresë për të krijuar një atmosferë antireformë.
Mendoj se ky do të jetë edhe qëndrimi i Zëvendës/ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan që vjen të hënën në Tiranë
Vendimi i Lulzim Bashës për të djegur mandatet e deputetëve ...
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku në një pron...
Ndërkohë që po bëhen gati dy muaj nga diegia e mandateve të ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi s...
“Game of Thrones” (Froni i Shpatave) mund t’i ketë sjellë Du...
31-vjeçarja, një prej “pop star”-eve më të famshme të botës,...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar p...
Mbledhja e ditës së sotme për kandidatët e SPAK, shqyrtoi li...
Prej më shumë se një muaji e gjysëm, opozita vendosi të djeg...
Hilaria Baldwin tronditi ndjekësit e saj në Twitter dhe Inst...
Deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka reaguar as...
Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda ësht...
Konferenca për “Klimën në Ballkanin Perëndimor” do të mbahej...
Prej disa kohësh është përfolur shumë se kryebashkiaku i Tir...
Ditën e sotme rreth orës 6.00 të mëngjesit ka rënë tërmet në...
Gjatë 24 orëve të fundit janë riatdhesuar 50 shqiptarë, të c...
Konferenca e organizuar për klimën në Ballkanin Perëndimor k...
Vendimi i opozitës për të djegur mandatet e deputetëve, po ç...
Dje në mesditë u publikuan disa foto duke hyrë në Kryeminist...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga pasi së bashku me një p...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif tha se Shtetet e...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...