Protesta nuk mjafton të jetë e bukur
Çdo protestë kalon nëpër disa faza. Fillimisht sjell entuz...
Çdo protestë kalon nëpër disa faza. Fillimisht sjell entuz...
Prej disa kohësh është përfolur shumë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të jetë trashëgimtari i Edi Ramës, në krye të Partisë Socialiste.
Një fakt që duket mjaft i vështirë dhe për më tepër me luftën brenda llojit në PS, Erion Veliaj u konfigurua si një trashëgimtar i mundshëm në momentin që u zgjodh në krye të Bashkisë së Tiranës, kur vetë ai dhe një strukturë afër Ramës sulmuan egërsisht ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Por edhe figura të tjera brenda Partisë Socialiste, të cilat ishin kundërshtarë të Veliajt.
Në fakt, Edi Rama ndoshta e ka parë duke ?fërkuar barkun?, luftën Veliaj-Tahiri, dhe qesh me çdo kënd, ndoshta dhe me Ditmir Bushatin, kur del dhe flet si lider i PS-së, edhe me Ben Blushin që dilte e fliste dikur dhe çdo person tjetër që pretendon të dalë në krye të PS-së, sepse vështirë që ta kenë kuptuar.
Edi Rama nuk do të largohet. Erion Veliaj është thjeshtë ?qeni? që kafshon për Edi Ramën për t?i cuar socialistët drejt tij.
Pra, skema e kryeministrit është shumë e thjeshtë. Përdor Erion Veliajn si ?gogol?. Ky do të jetë trashëgimtari. E lëshon përpara që ai të punojë në PS, të shpallet si kandidat dhe njerëzit të dalin të përplasen.
Shumica mund ta mbështesin për shkak të pushtetit dhe servilizmit, një pjesë tjetër t?i qëndrojnë kundër dhe atëherë të gjithë mbështetjen e merr Edi Rama. Sepse mjafton veprimi i tij, për të thënë ?unë jam këtu, më mbani mua në pushtet që unë të ngelem në krye të socialistëve, në të kundërt mund të vijë ky Erion Veliaj?.
Pra, Rama i tremb socialistët duke përdorur Veliajn, për ti mbajtur pas vetes. Që të bashkohen për të mbajtur Ramën në pushtet.
Ky është një skenar shumë i lehtë dhe shumë i thjeshtë politik i Edi Ramës dhe shumë njerëz sillen dhe përpiqen të duken sikur nuk e kuptojnë. Në fakt elita politike e kupton këtë veprim të kryeministrit, i cili po e përdor kryebashkiakun e Tiranës, për të forcuar pushtetin e tij dhe pozitat e veta që askush të mos e lëshojë, për të gjithë të mblidhen për ta mbajtur në pushtet.
Që askush të mos e braktisë, sepse në të kundërt mund të vijë Veliaj dhe t?i dëbojë të gjithë.
Këtë e di Ditmir Bushati më mirë se kushdo tjetër. Që rruga brenda PS-së ngelet Edi Rama sepse në të kundërt vjen Erion Veliaj.
Prandaj dhe ai e ndërsen Veliajn ndaj tij, apo eksponentëve të tjerë socialistë. Prandaj, Rama përtej Veliajt, del e ndërsen edhe Baton Haxhiun apo edhe hijenat e tjera që ka rreth e rrotull për të kafshuar apo shqyer prenë. Vetëm dhe vetëm që të garantojë pushtetin e tij.
Nuk duket se Edi Rama hyn tek ata politikanë që jep dorëheqjen e dorëzon tek dikush, largohet me qetësi e me marrëveshje. Është shumë e vështirë kjo për t?u bërë nga Edi Rama, thuajse e pamundur. Kushdo që shikon ëndrra të tilla e ka shumë gabim.
Rama është njeriu që Partinë Socialiste e bleu apo e mbajti me luftë dhe me beteja. Ka ardhur në pushtet me një betejë mjaft të ashpër. U detyrua të ?puthte? dorën e Ilir Metës, për të qëndruar katër vite në pushtet.
Më pas siguroi pushtetin vetë dhe sot rri në pushtet pa pasur nevojë për Ilir Metën. Por, ka nevojë për Erion Veliaj, që ta përdorë si zagar për ta ndërsyer kundër socialistëve, për t?ju thënë se nëse iki unë, vjen ky. Dhe po erdhi ky, ju ikni që të gjithë.
Atëherë, zgjidhja për socialistët është një dhe vetëm një. Të luftojnë dhe të përpiqen të qëndrojnë sa më afër Edi Ramës, që ky i fundit të mos bjerë nga pushteti.
Duket se skema e Ramës me Veliajn është përtej trashëgimisë së PS-së dhe më shumë përdorimi i tij si një zgar politik, për të mbajtur në pushtet kryeministrin.
Janë dy raste, një i kaluar dhe një i tashëm në lidhje me rivalitetin me Erion Veliajn, për të marrë drejtimin e PS-së. U zhvillua në fillim beteja Tahiri-Veliaj. Edi Rama e shikonte dhe qeshte dhe betejën e fitoi Veliaj. Por, loja ende nuk ka mbaruar dhe Saimir Tahiri nuk është kaq i pafuqishëm sa duket, pra në PS, ekziston si problem.
E dyta është dalja e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit, i cili duket se nuk po hap rrugë dhe po e mban veten si një kandidaturë rivale me Veliajn për kreun e PS-së. Por edhe në këtë rast fërkon barkun dhe thotë me vete, ?mendojnë se do ju lë pushtetin dhe karrigen time kaq shpejt dhe në tavolinë?.
Edi Rama sot është vetëm 55 vjeç dhe ata që shikojnë ëndrra se do ta mbyllë karrierën politike kaq shpejt dhe do t?i lërë vendin Veliajt, Ditmir Bushatit, Saimir Tahirit apo dikujt tjetër, e kanë shumë gabim.
Ramën mund ta heqë konsumi politik, Ramën mund ta heqë beteja e fortë e shqiptarëve, protestat, ndërkombëtarët, por vetë Rama nuk iken për t?ja lënë karrigen Veliajt, por e përdor atë për të mbajtur karrigen e tij si kryeministër./CNA.al
Veliaj, kundërshtar apo zagar i Ramës?!
Tahiri akuza Veliajt dhe Xhafajt?!
Shënim/ Ditmir Bushati si shpresë për socialistët kundër Rilindjes
Ditën e sotme rreth orës 6.00 të mëngjesit ka rënë tërmet në...
Gjatë 24 orëve të fundit janë riatdhesuar 50 shqiptarë, të c...
Konferenca e organizuar për klimën në Ballkanin Perëndimor k...
Vendimi i opozitës për të djegur mandatet e deputetëve, po ç...
Dje në mesditë u publikuan disa foto duke hyrë në Kryeminist...
Këngëtarja Fifi kujton se kohët kur ka qenë studente dhe ect...
Blogeri i njohur Olti Curri ka ironizuar këngët e repereve s...
Policia e Shtetit ditën e sotme ka arrestuar katër persona n...
Disa fustane janë aq të adhurueshme sa na bëjnë që të dashur...
E dini cilat janë çantat më “in”?Në fotot në vijim gjenden t...
Një motër e vëlla u kapën nga policia, pasi iu gjet një çant...
Shtetasi Ardian Bratu është arrestuar nga policia shqiptare,...
Dy vajza të reja po bënin pazar në supermarket, kur njëra ng...
Një motër e vëllau kapën nga policia pasi iu gjet një çantë ...
Nga Kastriot Frashëri * Përsa sot “Pasditja ime” pothuajse n...
Prokuroria e krimeve të rënda ka kërkuar konfiskimin e pasur...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot rikonfirm...
Ditën e sotme Operatori i Shpërndarjes së energjisë Elektrik...
Studentët dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga pasi së bashku me një p...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif tha se Shtetet e...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...