Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama u prit në qytetin e Köln-it, Gjermani me entuziazëm të madh. Ai foli në samitin për lidershipin botëror, një cikël ligjëratash për shoqërinë civile.
Admirimi për Barack Obamën duket se nuk është shuar, megjithëse ai nuk është më president. Këtë përshtypje të krijonte mbrëmja në Köln, ku 15.000 vetë ishin mbledhur në Lanxess Arena për të dëgjuar presidentin amerikan, kur fliste për klimën, feminizmin dhe kulturën drejtuese të lidershipit. Atmosfera para daljes së tij ishte si para një koncerti të rock-ut. Fansat Obama i ka tek të gjitha grupmoshat. Shumë vetë përpiqeshin t’i afroheshin skenës për të bërë ndonjë foto të mirë për instagram-in. Për mua si amerikane në Gjermani ishte disi sureale të shihje, se çfarë vale entuziazmi shkakton një ish-president amerikan, në një kohë që kur vjen kancelarja Merkel mund të bashkohen vetëm disa duzina njerëzish si kureshtarë.
35 vjeçari Alex thotë për Obamën se “ai është një nga figurat më me ndikim, më interesante dhe më inteligjente të kohës sonë”. Ndërsa Sarah, një amerikane që jeton prej 8 vitesh në Gjermani flet plot emocion. “Në vitin 2008 e kam dëgjuar dy herë Obamën të flasë në fjalime fushate, dhe energjia e tij ishte e pabesueshme. Gëzohem kaq shumë që e shoh përsëri, të dëgjoj mesazhin e tij të shpresës dhe optimizmit.” Me sa duket është shumë e madhe dëshira për të kujtuar një kohë, kur SHBA ishte më pak armiqësore ndaj të huajve dhe nuk sillej ndaj aleatëve si tani.
Kur ai u shpreh, se sa e rëndësishme është t’u mundësosh pjesëmarrjen në vendimmarrje grave dhe pakicave, shpërthyen duartrokitje frenetike në sallë. Në një moment tjetër sërish u dëgjua një kritikë e ish-presidentit, pa emër, por që i drejtohej presidentit Trump. Obama tha, se është e rrezikshme për demokracinë, nëse mohohen parimet bazë dhe “injorohet arsyeja dhe logjika”. Me buzëqeshje megjithatë ai pranoi se “askush nuk bëhet president i Shteteve të Bashkuara, nëse nuk ka një vetëdije të shëndetshme.”
“Nuk e kemi një si ai në Gjermani”
Intervistuesi, autori Cristian Galvez, dukshëm i impresionuar nga Barack Obama i kërkoi megjithatë ish-presidentit, se si do ta justifikonte ai një nga vendimet më të kontestuara të mandatit të tij, e që e ka errësuar bilancin e punës së tij, – sulmet me drone në Jemen, që shkaktuan edhe viktima civile. Obama u përgjigj, se ato kanë shkaktuar më pak dëme kolaterale, nëse ai do të kishte dërguar atje ushtarë, megjithatë ka qenë një nga vendimet më të vështira të periudhës së tij. “Nëse unë them, se nuk e pranoj botën, siç është, por vetëm ashtu si duhet të jetë, atëherë kjo nuk është ndonjë filozofi e moralit, por ëndërritje.”
Dalja publike e Obamës në Köln mbante një titull jo të qartë: “World Leadership Summit” – me leksione për forcën e veprimit të shoqërisë civile, një formë e njohur në SHBA, por në Gjermani ende jo e përhapur. Ndoshta prandaj edhe shumica u largua nga salla, kur Obama mbaroi bisedën. Holger, një 37 vjeçar në momentin e daljes nga salla tha “e kam parë Obamën kur ka folur në Berlin në vitin 2008, dhe mendoj se karizma e mesazhi i tij gjejnë rezonancë kudo”. Sipas Holger “ai është një yll rock-u politik. Ne jemi kaq të mahnitur, sepse nuk e kemi një si ai në Gjermani.”/DW/
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, i qenë ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur rreth krizës ...
Ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu i qenë prezent në...
Ish presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i qenë prezent n...
Gjykata e Lartë e Rumanisë i hoqi kufizimet kundër gjahtares...
Në një rrëfim për emisionin “Rudina”, Caka tregoi se një vit...
Kriza politike në Shqipëri u komentua edhe nga ish-president...
Nga Xhovan SHYTI– Situata politike, që zotëron terrenin e rë...
Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur ditën e sotme në zo...
Kuvendi shpalli të enjten listën me 9 kandidatë të rinj për ...
Lulzim Basha gjatë takimit që po zhvillon me studentët tek U...
Kryeministri, Edi Rama, gjatë takimit të tij nën siglën “Bas...
Ish nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, në një postim në rrj...
Kryeministri Edi Rama u ndal sot në qytetin e Kukësit, në ku...
Ish kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, në nj...
EUROPOL ka zhvilluar një operacion në 5 shtete europiane, ko...
Dy javë më parë i urova datëlindjen ish-kryeministrit Aleksa...
Genoveva Ruiz Calavera, shefja e Operacionit Ndërkombëtar të...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me student...
Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Geno...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...