web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Zbulohet mashtrimi i radhës i Veliajt/ Çfarë po ndodh në UBT?

4 Prill 2019, 16:42, Aktualitet CNA

Një gjë e pazakontë po ndodh në ambjentet e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Në ambjentet e jashtëme të këtij Universiteti janë parë eskavatorë, pasi është dhënë leja për ndërtimin e një shkolle 9 vjeçare nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Territori ku do të ndërtohet shkolla i përket Universitetit Bujqësor dhe aty ka qenë planifikuar ndërtimi i një ferme për praktikimin e studentëve.

Rreth një vit më parë më konkretisht në datën 15 Prill të 2018-tës Veliaj ishte në këtë territor për të mbjellë pemë ku dhe deklaroi:

?Universitetet tona kanë fuqi ligjore, kur vjen puna tek pavarësia akademike, ama duhet të kenë edhe pavarësi financiare, ndaj bashkë me kryeministrin jemi duke bërë investime që po e konturojnë dhe modernizojnë këto hapësirave. Qeveria ka dhënë një fond për të bërë rrethimin dhe sistemimin, për të treguar se ky vend ka zot, sepse e quajmë realisht një tempull të dijes dhe jo një vend që mund të zaptohet apo ku mund të kullosë bagëtia. Kurse, Bashkia e Tiranës po bën ndërhyrje të brendshme?

 

Ndërkohë që ditën e sotme pa asnjë tabelë informimi ky territor është rrethuar për ndërtimin e një shkolle 9 vjeçare.

Studentët e UBT-së e quajnë këtë vendimn të Veliajt si një shkatërrim për universitetin dhe paralajmërojnë një protestë kundër ?rrëmbimit? të territorit të Universitetit të tyre.

?Sot kryetari i bashkisë ka vendosur te shkatërrojë Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ai ka dhënë urdhër për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare në hyrjen e Universitetit. Kjo do të thotë që UBT, që nuk u shkatërrua nga sistemi monist, apo 97-ta të shkatërrohet sot. pse? Sepse në asnjë vend të botës nuk ndërtohet shkollë 9-vjeçare BRENDA UNIVERSITETIT. Nesër di të protestojmë?,- tha një student pjesë e Këshillit Studentor në UBT për CNA.al

Më poshtë po sjellim edhe disa video ku pasqyrohet ajo që po ndodh në ambjentet e këtij Universiteti./CNA.al





Lajmet e fundit nga