web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi në nivel kombëtar/ Ja kush i fiton zgjedhjet

4 Prill 2019, 07:21, Aktualitet CNA

Sipas një sondazhi të realizuar ne nivel kombëtar, Partia Socialiste duket se do të fitojë zgjedhjet lokale.

Por, krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, orientimi i votës drejt PS ka pësuar rënie.

Sondazhi është realizuar nga IPR ? ORA, ku rezulton se 44.0% e shqiptarëve janë të orientuar drejt votës së Partisë Socialiste. 38.0% janë të orientuar drejt Partisë Demokratike, 15.0% drejt LSI. Ndërsa 3.0% kanë thënë se do votojnë parti të tjera.

Zgjedhjet politike-orientim i votës krahasur me 2017
Krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, orientimi i votës drejt PS ka pësuar rënie. Nëse në 2017 për PS kanë votuar 48.3 % e shqiptarëve, në zgjedhjet e 3 prillit 2019 do të votojnë 44.0% e shqiptarëve.
PD ka pësuar rritje krahasuar me 2017, nga 29.9% në 39.0% në zgjedhjet lokale të 3 prillit. Ndërsa LSI ka pësuar një rënie të lehtë nga 14.3% që ka qenë në 2017, 14.0% e shqiptarëve mendojnë të votojnë për LSI. Ndërsa parti të tjera nga 2.2% në 2017 janë rritur në 3% në 2019.

45% do të shkojnë të votojne në zgjedhjet e qershorit

Pyetjes: Në qershor do të mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri, ju mendoni të shkoni të votoni?

Sipas sondazhit të IPR Marketing të publikuar në RTV ORA, 45.6% e shqiptarëve kanë thënë se do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Shqiptarët mendojnë se Erion Veliaj do të jetë pasuesi i Ramës 

Pyetjes: A mendoni se Erion Veliaj do te jetë kreu i ardhshëm i PS, pas Edi Ramës?
Shqiptarët mendojnë se Erion Veliaj do të jetë pasuesi i Ramës në krye të Partisë Socialiste. Këtë mendim e ndajnë 56.1% e qytetarëve shqiptarë. 16.7 % mendojnë se Veliaj nuk do të jetë kreu i ardhshëm i PS dhe 27.1 % janë shprehur se nuk e dinë.

Pyetjes: …Ju cilin sistem zgjedhor preferoni?

Sondazhi i IPR-ORA thotë se 60.3% e qytetarëve shqiptarë preferojnë sistemin zgjedhor mazhoritar me lista të hapura. 13.3 % janë për sistemin aktual proporcional, ndërsa 26.4 % kanë thënë se nuk e dinë.





Lajmet e fundit nga