web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OSHEE bën njoftimin e rëndësishëm/ Zonat që do mbesin pa energji

4 Prill 2019, 07:10, Aktualitet CNA

Në disa zona të Tiranës, sot dhe nesër përgjatë orarit nga ora 08:00-16:00m, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ndërprerja vjen për shkak të punimeve të kryera nga Operatori i Sistemit të Transmetimit në nënstacionin TEC në zonën e Kombinatit.

Lajmi konfirmohet nga OSHEE-ja, e cila njofton për të gjitha zonat të cilit do të preken nga ndërprerja e energjisë elektrike  pas ndërhyrjeve në nënstacionin e Kombinatit.

?Zonat dhe orari i stakimeve 4-5 prill. Në kuader të investimit që po kryen OST me sistemimin e matjes, sot me 4 dhe 5 prill, do të punoje ne N/Stacionin TEC Kombinat nga ora 08:00 deri ne 16:00.

Zonat pa energji si me poshte:

-4 prill / Qyteti Kombinat, Spitali, Zjarrfiksja, Subjektet Private Freeëing, Eurotrade, fshatrat: Kasallë, Vishaj, Damjan, Prush dhe Parafabrikatet.

-5 prill / Kombinat, Rruga Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit, Vaqarr, Sharre dhe Shkolla Edukimit?, njofton OSHEE./CNA.al





Lajmet e fundit nga