web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqiptarët nuk besojnë te politika/ "Shuplakë" Ramës, Bashës dhe Kryemadhit

4 Prill 2019, 07:06, Aktualitet CNA

Besimi i shqiptarëve ndaj klasës aktuale politike në vend duket se është në rënie.

Sipas një sondazhi të IPR Marketing dhe RTV Ora , 34.7% e qytetarëve e gjykojnë negativisht veprimtarinë e qeverisë Rama.

Por, edhe ndaj liderëve të opozitës, kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi kanë rezerva. Shumica e të anketuarve, vlerësojnë negativisht punën e Bashës dhe Kryemadhit.

Sipas këtij sondazhi 34.7% e gjykojnë negativisht veprimtarinë e qeverisë Rama, kundrejt 29.5% që e vlerësojnë pozitivisht, por kur flitet për zgjedhjet e parakohshme, protesta dhe djegien e mandateve shumica e te anketuarve ka votuar kundër.

Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama?

Kur vjen puna për të gjykuar veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Rama, 29.5% e tyre mendojnë se veprimtaria e tyre është pozitive, ndërsa 34.7% janë shprehur negativisht.

28.5% e shqiptarëve janë shprehur asnjanës, për punën e qeverisë. Një grup prej 7.2% janë shprehur se nuk dinë të gjykojnë veprimtarinë e qeverisë.

9-Si e gjykoni veprimtarinë e liderit të opozitës dhe të PD-së, z. Lulzim Basha?

Punën dhe veprimtarinë e kreut të PD-së, Lulzim Basha shumica e shqiptarëve e kanë gjykuar negative. Janë 49.3% e tyre që gjykojnë negativisht veprimtarinë e Bashës, ndërsa 13.7% e shqiptarëve mendojnë pozitivisht për veprimtarinë e PD-së dhe liderit të saj. 28.6 % mendojnë se puna e Bashës është as pozitive dhe as negative. Ndërsa 8.3% janë shprehur se nuk e dinë.

10-Si e gjykoni veprimtarinë e lideres së LSI-së, znj. Monika Kryemadhi?

Veprimtarinë e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi 57.2% të shqiptarëve e kanë vlerësuar negativisht. 8.2 % e tyre mendojnë se puna dhe veprimtaria e Kryemadhit janë pozitive. 22.7% mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht, ndërsa 11.9% thonë se nuk e dinë.

Shikoni ketu te gjitha rezultatet e sondazhit te pare te IPR Marketing dhe RTV Ora





Lajmet e fundit nga