Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka denoncuar sot një rast, sipas tyre të emërimeve korruptive në administratë.
Në një deklaratë për mediat, KSSH, thotë se Fiqiri Xibri falë punës tij ndër vite për të përçarë sindikatat mesa duket është shpërblyer teksa njerëz të kabinetit Kryeministrit kanë detyruar Ministren Anila Denaj ta emërojë atë Administrator të Dosjeve të Pensioneve në arkivën e ISSH.
KSSH thekson se Fiqiri Xibri, kryetar i një sindikate fantazëm që nuk ka asnjë anëtar u vendos gjobë minatorëve të Shqipërisë, teksa u kërkon atyre të plotësojnë një formular dhe të paguajnë një tarifë prej 10 mijë lekësh për të përfituar statusin e minatorit.
Sipas KSSH, ky përbën një skandal dhe shkelje të rëndë ligjore dhe duhet të ndërhyjë prokuroria.
?Ky përbën një skandal dhe shkelje të rëndë ligjore dhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë I kërkon Prokurorisë dhe Policisë Shtetit të nisë një hetim pasi kemi të bëjmë më një rast zhvatjeje flagrante nga një njeri pa moral dhe pa nivel që prej vitesh njollos emrin e sindikatave dhe minatorëve.
Miratimi i statusit të minatorit është drejt finalizimit falë këmbënguljes dhe punës ndër vite të Konfederatës së Sindikatave dhe BSPSH dhe çdo përpjekje për të përfituar në kurriz të kësaj kategorie fisnike duhet të marrë përgjigjen e merituar nga organet e drejtësisë dhe Konfederata e Sindikatave do tu drejtohet policisë dhe prokurorisë për të denoncuar këtë abuzim.?-thuhet në deklaratë.
Më tej, KSSH thotë se vendos në dispozicion të medias edhe njoftimin e ?Sindikatës Minatorëve 91? që kërcënon publikisht mbi 12 mijë ish minatorë që nëse nuk plotësojnë formularët pranë kësaj sindikate dhe nuk paguajnë gjobë tek Fiqiri Xibri nuk përfitojnë statusin e minatorit.
Po ashtu, KSSH thotë se ky kërcënim vjen nga njeriu që është filmuar dhe ka dalë në mediat më të rëndësishme duke shpërndarë para për pjesëmarrës në protesta, ky kërcënim vjen nga një leve e sigurimit të shtetit që këto 30 vite është vetëpërdorur nga çdo qeveri dhe disa oligarkë për të përçarë sindikatat dhe për të përçarë minatorët.
Gjithashtu, KSSH ka një apel edhe për zv.kryeministrin Erion Brace.
?Zv. Kryeministrit Erion Braçe që ka premtuar një administratë dinjitoze Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon një sqarim ne emër të gjithë minatorëve shqiptarë për këtë skandal.?-thuhet ndër të tjera në deklaratën e KSSH.
Deklarata e plotë e KSSH:
Fiqiri Xibri, ekselenti me shkollë të mesme që u punësua na administratë u vendos ?haraç? minatorëve dhe një apel për Braçen.
Fiqiri Xibri kryetar I një sindikate fantazëm që nuk ka asnjë anëtar u vendos gjobë minatorëve të Shqipërisë, teksa u kërkon atyre të plotësojnë një formular dhe të paguajnë një tarifë prej 10 mijë lekësh për të përfituar statusin e minatorit.
Ky përbën një skandal dhe shkelje të rëndë ligjore dhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë I kërkon Prokurorisë dhe Policisë Shtetit të nisë një hetim pasi kemi të bëjmë më një rast zhvatjeje flagrante nga një njeri pa moral dhe pa nivel që prej vitesh njollos emrin e sindikatave dhe minatorëve.
Miratimi I statusit të minatorit është drejt finalizimit falë këmbënguljes dhe punës ndër vite të Konfederatës së Sindikatave dhe BSPSH dhe çdo përpjekje për të përfituar në kurriz të kësaj kategorie fisnike duhet të marrë përgjigjen e merituar nga organet e drejtësisë dhe Konfederata e Sindikatave do tu drejtohet policisë dhe prokurorisë për të denoncuar këtë abuzim.
KSSH vendos në dispozicion të medias edhe njoftimin e ?Sindikatës Minatorëve 91? që kërcënon publikisht mbi 12 mijë ish minatorë që nëse nuk plotësojnë formularët pranë kësaj sindikate dhe nuk paguajnë gjobë tek Fiqiri Xibri nuk përfitojnë statusin e minatorit.
Ky kërcënim vjen nga njeriu që është filmuar dhe ka dalë në mediat më të rëndësishme duke shpërndarë para për pjesëmarrës në protesta, ky kërcënim vjen nga një leve e sigurimit të shtetit që këto 30 vite është vetëpërdorur nga çdo qeveri dhe disa oligarkë për të përçarë sindikatat dhe për të përçarë minatorët.
Ky mashtrues kalibri duke përdorur disa minatorë arriti të shkojë deri në postin e Këshilltarit të Ministrit të Punës, ministri që ndër të tjera u mbyll edhe falë këshillave të këtij njeriu, që ende shpreson se mund të nëpërkëmbë dhe njollosë emrin e minatorëve, të cilët shumë shpejt do pajisen me status. KSSH u kërkon ish minatorëve të mos bien pre e shantazhit këtij njeriu dhe të vijnë pranë nesh e të denoncojnë çdo mashtrim tjetër të tij pasi ne do ti mbështesim në betejën e tyre ligjore.
Fiqiri Xibri falë punës tij ndër vite për të përçarë sindikatat mesa duket është shpërblyer teksa njerëz të kabinetit Kryeministrit kanë detyruar Ministren Anila Denaj ta emërojë atë Administrator të Dosjeve të Pensioneve në arkivën e ISSH.
Ky është një skandal në kufijtë e absurditetit dhe dikush duhet të përgjigjet për këtë, pasi ai rezulton se prej vitit 1994 është në pension.
Fiqiri Xibri ka kërkuar këtë post pasi të gjithë dinë se dosja e tij e daljes në pension është dyshimtë dhe ai është justifikuar se dosja është djegur në minierën e Valiasit në vitet 1990, ndërkohë objektivi I tij është rehabilitimi I dosjes tij të pensionit përmes falsifikimit.
Ky individ kobure e ndryshkur e ish Sigurimit Shtetit pasi ?u lodh e sakrifikoi për të drejtat? e minatorëve ia doli që më në fund të vetëpunësohet sërish në administratë. Si mund ti besohet një pozicion I tillë në ISSH një personi me arsim të mesëm profesional në një kohë kur të shkolluarit me master e doktoraturë jashtë vendit enden rrugëve të papunë, këtë vetëm ata që kanë marrë përsipër ta shpërblejnë për veprimtarinë e tij antisindikale e dinë.
Nëse Rama, Braçe e Ministrat çdo ditë në ekrane na flasin se si ekselentët po punësohen në administratë, por në realitet një mashtrues me shkollë të mesme elektrike pozicionohet në një post kyç në një institucion shtetëror dhe madje konflikt të pastër interesi, atëherë kemi të bëjmë me një problem të madh.
Zv. Kryeministrit Erion Braçe që ka premtuar një administratë dinjitoze Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë I kërkon një sqarim ne emër të gjithë minatorëve shqiptarë për këtë skandal.
Kryeministri Edi Rama të distancohet nga ky abuzim i këshilltarëve të ngushtë të tij dhe të tregojë se nisma e tij për një administrate me ekselentë dhe punonjës shembullor nuk është muhabet kafenesh, rrjetesh sociale dhe premtim elektoral por një domosdoshmëri që do finalizohet deri në fund.
Epoka e talljes dhe djersën e minatorëve ka përfunduar !
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video, ku...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar 37 mjete të bli...
Nga Zef Zefi* Në komisionin e Kuvendit monist, Spartaku i di...
Sipas një sondazhi të realizuar ne nivel kombëtar, Partia So...
Në disa zona të Tiranës, sot dhe nesër përgjatë orarit nga o...
Besimi i shqiptarëve ndaj klasës aktuale politike në vend du...
Emigracioni është një fenomen që në Shqipëri ka ardhur në rr...
Në margjinat e takimit të përbashkët të organizuar në Kongre...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Që nga koha e kaluar në kafene deri te sporti, përdorimi i i...
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojnë g...
DASHI 21. mars – 20. prill Te dashuruarit do bëjnë çdo gjë ...
IPR Marketing dhe RTV Ora publikon sondazhin e parë për këtë...
Artur Zheji dhe Dritan Hila janë përplasur së studion e emis...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sëbashku ...
Avokat Spartak Ngjela, në një postim në rrjetet sociale ka k...
Pak më parë u raportua për një automjet “BMË” i cili u dogj ...
Myslim Murrizi, deputeti që theu urdhërin e Lulzim Bashës pë...
Ditën e sotme protesta e opozitës është shoqëruar me disa in...
Në qytetin e Fierit është djegur një makinë e tipit “BMW”.Si...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...