Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Zef Zefi
* Në komisionin e Kuvendit monist, Spartaku i diktatures, sulmon Agronin e kulturës me këto fjalë:
“Ky institut (ISKK) me Agron Tufen në krye është kthyer në një seksion të partise së Ballit Kombëtar. Ka marre përsipër të nxije çdo gjë, duke perfshirë luftën heronjt, deshmoret dhe nuk ka asgjë shkencore në tërë analizat që ka bërë. Ky është thjesht një institut studimi, që nuk ka pse te ngaterrohet me politiken, nuk ka pse operon me terminologji lustracioni, sepse lustracioni, është i ndaluar me ligjin që kemi miratuar.
Ka shume helm brenda në tërë veprimtarine e këtij Instituti. Në këto kushte unë mendoj që nuk do ta votoj pozitivisht, përfundoi, Taku, duke shantazhuar:-madje do kerkoj shkarkimin e Agron Tufes, derisa ti therrasë mendjes dhe të jetë me i ekuilibruar në tërë veprimtarine e tij.”
Agroni i Kulturës me sa duket për të mos prishur festën, në vend të përgjigjes dhëmb për dhëmb, i paketoi një ironi elegante me fjongo “dibrançe” duke osimorizuar kërcëllimën e protezave të plakut të diktaturës si dhuratë e veçantë për ditën e lindjes.
Natyrisht që në pamjet 3-d rilindase, “Shqipëria që duam” i ka punët fjollë, Kuvendi monokromatik i moz’ruçit funksionon si në rrethimin e Qeverisë moniste, s’ka ç’ti bëjë askush veç në i hanë atë që s’thuhet. Por prishja e fytyrës së Tak?diktatures, ashtu papritur, të pakten nuk duhej skajuar pa vemendjen e duhur mediatike, kur në planin politik dhe institucional, duket se paria e rilindjes, do të hapë një betejë me Institutin e Studimeve të Krimeve të komunizmit. Arsyet sigurisht për të parapritur ndonjë rrëzik nga té vertetat e dhimbshme të mbuluara e fshehura nga kujdestarët e neodiktaturës.
Ajo që mbetet për ne vegjëlinë është të rrekemi ta hulumtojmë së paku në rrafshin moral etik dhe filozofik telashin që Tufa i kulturës i paska krijuar Takut të diktaturës. Dhe kjo nuk ka sesi të mbërrihet pa thirrur në ndihmë tri kryemetaforat e mendimit filozofik botëror që e fokusojnë pa ekuivok.
Metafora e Parë, ajo e shpellës së Platonit. Filozofi në qendër të veprës “Republika” ka vendosur shi shpellën me vuajtësit e ngujuar brenda. Vuajtësit e lindur e rritur atje u mesuan dhe u simbiotizuan kaq shumë me guvën sa çdo mundësi për të ndryshuar mjedis, për ta konsiderohej shumë më e mundimshme, sesa vazhdimi i gjendjes ekzistuese.
Platoni në veprat e tjera ilustron metaforën me ngjarjen vertetë, vdekjen e Sokratit. Sokrati hyri në shpellë dhe u rrëfeu atyre të vertetën, dritën, botën jashtë, po njerëzimi vuajtës e refuzoi, madje jo vetëm e refuzoi, po e dënoi me vdekje. Dhe Sokrati vdiq i pafajshëm bashkë me demokracinë e lashtë, duke e lënë njerëzimin në duart e padrejtësisë…per shekuj me radhë, deri në periudhën e iluminizmit.
Emanuel Kant, iluminizminin e ka cilësuar si “ausgang” ose shtegdalje, pikerisht duke iu referuar shpellës mijëra vjeçare ku e kishte lënë Sokrati njerzimin vuajtës.
Metafora e dytë gjendet tek “esetë rinore” parakomuniste të filozofit Karl Marks. Edhe ky duke iu referuar shpellës platoniane, shprehet se njerëzimi mendues dhe njerëzimi vuajtës duhet të veshtrohen në sy e të bashkëpunojnë, nëse duan ta lindin të ardhmen që gjendet në barkun e së tashmes.
Metafora e tretë është ajo që Max Weber e quan kafazi i hekurt. Dakord thotë ky me Platonin e Kantin, po shtegu nuk i ka qitur në liri të plote vuajtësit e kavernes.
“Ausgang” pra shtegu ose iluminizmi e ka qit njerëzimin nga nëndheu tek kafazi i hekurt me kangjella inoksitabile. Në këtë kafaz, njerëzimi nuk ka pranga në duar. Ka gjithashtu të drejtë të thotë, të mendojë apo eksperimentojë çfardo në mënyrë individuale. Po vetëm individuale ama.
Në planin simbolik ndryshimi midis Shpellës së Platonit me kafazin e Weberit, është se në të parin kishte shteg, kurse këtu filozofi e sociologu nuk ka lënë shteg. Dmth nuk ka shpresë.
E veçanta e kontekstit shqiptar është se ndersa njerzimit i është dashur rreth 2500 vjet e qindra mijëra gjenerata me i kalu këto sprova, brezi ynë e i Tufes, i ka përjetuar mbi lekurën e vet brenda së njejtës brezni të tria metaforat e për definicion gjendemi në ?kafazin? e Weber, nga ku padronit të neodiktatures që përkon i njejti me atë të diktaturës, rrezikon ti prishet humori, nëse ?skllavi? nuk i thërret mendjes.
Agronët i kulturës pra njeriu mendues, po dhe ballistët, antikomunistët, të cilëve ua vinte prangat Spartaku i diktaturës, e i groposte në Spaçin e Platonit, në neodiktaturë nuk kanë punë me të vertetat.
T’i thërrasin mendjes. Përndryshe…!
ZEF ZEFI
Sipas një sondazhi të realizuar ne nivel kombëtar, Partia So...
Në disa zona të Tiranës, sot dhe nesër përgjatë orarit nga o...
Besimi i shqiptarëve ndaj klasës aktuale politike në vend du...
Emigracioni është një fenomen që në Shqipëri ka ardhur në rr...
Në margjinat e takimit të përbashkët të organizuar në Kongre...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Që nga koha e kaluar në kafene deri te sporti, përdorimi i i...
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojnë g...
DASHI 21. mars – 20. prill Te dashuruarit do bëjnë çdo gjë ...
IPR Marketing dhe RTV Ora publikon sondazhin e parë për këtë...
Artur Zheji dhe Dritan Hila janë përplasur së studion e emis...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sëbashku ...
Avokat Spartak Ngjela, në një postim në rrjetet sociale ka k...
Pak më parë u raportua për një automjet “BMË” i cili u dogj ...
Myslim Murrizi, deputeti që theu urdhërin e Lulzim Bashës pë...
Ditën e sotme protesta e opozitës është shoqëruar me disa in...
Në qytetin e Fierit është djegur një makinë e tipit “BMW”.Si...
Ish zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj, në një postim n...
Një qytetar nga Lushnja ka denoncuar mosveprimin e policisë ...
Deputeti i cili nuk iu bashkua vendimit të opozitës për djeg...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...