web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyshi i Asmer Bilalit i bën thirrje shtetit/ Shikojeni këtë familje që pothuajse është shuar

31 Mars 2019, 12:40, Aktualitet CNA

Gjyshi i Asmer Bilalit, Fahri Vejuka ish-boksierit që ndodhet në burg i arrestuar si pjesë e grupit ?Bajri?, nëpërmjet një prononcimi për mediat, ka bërë një lutje për shtetin. Fahri Vejuka sot përcjell dhëndrrin për në banesën e fundit dhe vëllain e tij, ndërsa kërkon që Asmeri, nipi i tij të qëndrojë për dy ditë në shtëpi për të pritur njerëzit.

I moshuari tha për mediat se në shtëpi ka ngelur vetëm një dajlë 23 vjeç që është i sëmurë. Vejuka i bën thirrje shtetit që ta shikojë këtë familje pasi është shuar gjysma e saj.

?Shpresojmë që shteti të gjejë autorët e vrasjes sepse është një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Pothuajse është shuar një familje pas kësaj ngjarje dhe institucionet do të bëjnë detyrën e tyre për çfarë ka ndodhur. Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri është në burg prej disa muajsh. Ai do të jetë vetëm në varrim por ne kërkojmë që të lihet të paktën dy ditë tek banesa e tij për të pritur njerëzit sepse nuk ka askënd.

Vëllai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër. Shpresojmë që institucionet të vendosin dorën në zemër dhe të na mirëkuptojnë në kërkesën tonë. I falënderojmë që e kanë lejuar të jetë në varrim por kërkojmë të qëndrojë pak më gjatë, të paktën dy ditë dhe normalisht me prezencën e policisë. Për të tjerat shteti të bëjë detyrën dhe nëse ka bërë diçka mund të dënohet por sot i kërkojmë ta lejojnë të paktën dy ditë që të qëndrojë sepse do dalin dy kufoma nga shtëpia jonë?,- tha Fahri Vejuka. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga