web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas dëshmisë në Prokurori/ Ristani: Më nxorën një dokument që se kisha parë kurrë

27 Mars 2019, 16:06, Aktualitet CNA

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i cili u thirr nga Prokuroria së bashku me kreun e PD-së Lulzim Basha, dhe sekretarin aktual Gazmend Bardhi ka folur rreth skandalit të lobimeve te PD-së.

Sipas Ristanit, ata janë thirrur në Prokurori për të dhënë sqarime për deklarimet e bëra nga PD-ja në KQZ.

Ristani deklaroi se në Prokurori ka qenë hera e parë që shihte dokumentat e lobistit amerikan.

Më tej Ristani sqaroi se gjatë kohës që ai ishte Sekretar i Përgjithshëm nuk ka pasur asnjë lloj informacioni rreth këtij lobimi.

?Jemi thirrur në Prokurori për të dhënë sqarime për deklarimet që kemi bërë ne si PD në KQZ. Kemi sqaruar të ardhurat e përdorura nga PD në fushatë. Mua, në momentin që kam qenë në Prokurori, më është vënë në dispozicion një dokument i një lobisti amerikan, që unë e shihja për herë të parë, dhe një kontratë mes këtij lobisti me një kompani skoceze. Por unë, për të qenë totalisht i sinqertë, në zyrën e sekretarit të Përgjithshëm që drejtohej nga unë më parë nuk kam pasur asnjë lloj informacioni për një gjë të tillë?,-tha Ristani në studion e lajmeve në TV “Fax News”./CNA.al





Lajmet e fundit nga