web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mungesa e vëmendjes tek fëmijët/ Shenjat e diagnozës së fshehur për të cilën nuk flet askush

26 Mars 2019, 19:05, Aktualitet CNA

Mungesë e vëmendjes

Një fëmijë që ka  vuajtur gjatë gjithë jetës nga mungesa e vëmendjes mund të shfaqë mungesë përqendrimi kur i flasin të tjerët. Kjo mungesë vëmendje mund  të jetë e pranishme edhe në shkollë, duke e penguar fëmijën që të përthithë informacionin që merr në shkollë.

Hiperaktivitet

Shpesh këta fëmijë nuk mund të qendrojnë në një pozicion të caktuar për një periudhë të caktuar kohore. Duket sikur në çdo moment ai dëshiron të bëjë diçka edhe kur momenti kërkon që të qendrojë në qetësi. Aktivitetet sedentare duken shumë të mërzitshme për ta. Përshembull këta fëmijë ecin duke kërcyer, ose flasin duke lëvizur çdo gjymtyrë të trupit.

Vështirësi në përfundimin e detyrave

Një fëmijë që ka vuajtur nga mungesa e vëmendjes  e ka shumë të lehtë të kalojë nga një aktivitet tek tjetri, pa përfunduar aktivitetin precedent në fillim. Pavarësisht se mund të jetë i interesuar për aktivitete të ndryshme e ka të vështirë të mbarojë atë që ka nisur./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga