web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pasuria natyrore përballë varfërisë/ Dom Gjergj Meta jep alarmin: Fshatrat po zbrazen

18 Mars 2019, 21:23, Aktualitet CNA

I ftuari i mbrëmjes në emisionin ?A Show? ishte Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, i cili foli për problemet e zonës ku shërben.

Dom Gjergji tha se njerëzit janë shumë të varfër në këto zona dhe të vetmen mënyrë që shohin si mundësi është braktisja e fshatit.

Më tej solli në vëmendje problemin e zbrazjes së fshatrave të verilindjes.

?Zona që unë përfaqësoj është shumë e varfër, pavarësisht se pasuritë nëntokësore janë të mëdha. Ky është një paradoks i frikshëm. Para se të vija në këtë studio mora një mesazh nga një banor i Bulqizës, i cili më tha ta lexoj mesazhin: Ka 70 vjet që nxjerr krom Bulqiza thuaj dhe është vendi më i varfër në Shqipëri.Varfëria e dytë përveç asaj materiale është ndjesia që ndjehen të braktisur. Është pak tragjike pasi ato zona janë të lëna pas dore, mungon infrastruktura, rrugët, fshatrat po braktisen nga njerëzit. Një fshat i bukur atje që deri para 9 vitesh kishte 100 nxënës sot ka vetëm 1 nxënës. Kur shkoj atje për meshë s?kam asnjë person të ri. Fshatrat e verilindjes po zbrazen?,- tha Dom Gjergj Meta. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga