web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manjani mesazh të fortë Metës/ Është koha të bësh detyrën

16 Mars 2019, 12:44, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, i cili vinte nga radhët e LSI-së, Ylli Manjani i drejtuar një mesazh të fortë sot presidentit Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Meta nuk mund të bëjë sikur nuk sheh e nuk dëgjon.

?Presidenti i Republikës, kryetari i shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit, padyshim që ka një rol për të luajtur.

Nuk mund të bëjë sikur nuk sheh e nuk dëgjon. Qoftë edhe në emër të paanësisë apo mbipalësisë politike.

Vendi është në krizë e cila mund të çojë në përplasje. Detyra e çdo Presidenti në këto kushte është thirrja e palëve në dialog.

Ndaj Presidenti nuk ka ç?pret më! Duhet të fillojë punën për të ulur palët në tryezë dialogu.?-shkruan Manjani në postimin e tij./CNA.al





Lajmet e fundit nga