web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Doli kundër djegies së mandateve/ Basha sulm tjetër kundër Rudina Hajdarit

16 Mars 2019, 10:18, Aktualitet CNA

Pasi doli kundër vendimit për të djegur mandatin, Lulzim Basha ka vërsulur në sulm të tijtë kundër deputetes Rudina Hajdari.

Sulmi i radhës ka ardhur nga anëtarja e PD-së, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Mirela Bogdani.

E ftuar në Provokacija, Bogdani  është shprehur se është e papranueshme që të marrin poste apo mandat deputeti në parti njerëz pa përvojë dhe pa kredencialet e duhura dhe rasti i Rudina Hajdarit, sipas saj është një fenomen i njerëzve të shpërblyer nga partia.

?Ky fenomen që ajo përfaqëson më ka degustuar në kulm, si ata fëmijët e përkedhëlur që i bien dhurata dhe gëzon dhe ajo ka extra, se nëse të tjerët kishin eksperiencë, kjo s?kishte as dyvjeçare po kishte një legasi të babait të vet.

Njerëzit që në politikë i marrin kollaj ofiqet e pozicionet e larta dhe nuk kanë punuar fort për t?i arrit por si dhurata, ato njerëz hedhin vickla. Kësaj iu dha si shpërblim i një legasie që kishte lënë babai i vet?.

Referuar deklaratës së Rudina Hajdarit se djegia e mandateve i bën dëm vendit, Bogdani ngre pyetjen se përse Hajdari nuk ngriti asnjëherë në strukturat e PD-së, shqetësimet se përse u arrit te ky vendim.

?Rudina ka një problem, mezi artikulon dhe ky është një handikap i madh. Tha djegia e mandateve i bën dëm vendit. Po jo me shoqe se n?daç ti dhe n?daç ata të tjerët, pyetja shtrohet ju që vini na kërkoni dhe jepni llogari, nuk bëni pyetje që ky grup politik që erdhi te ky akt ekstrem pse i dogjët dhe e dyta ky pushtet është i dështum i korruptum dhe i kriminaluzium dhe këtë tipen kjo e shprehu ndonjëherë këtë problem brenda strukturave të PD??./CNA.al





Lajmet e fundit nga