web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot protesta e opozitës tek Kryeministria/ Rama merr masa

16 Mars 2019, 07:38, Aktualitet CNA

Opozita e bashkuar, ashtu sikurse kishte paralajmëruar, sot në orën 11:00 do të protestojë para Kryeministrisë.

Opozita akuzon qeverinë për blerje të votave me paratë e krimit, dhe kërkon qeveri tranzitore, pa Ramën kryeministër, e cila sipas tyre do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në shenjë proteste kundër qeverisë, rreth një muaj më parë PD dhe LSI  vendosën të djegin mandatet e deputetit dhe thonë se nuk do ndalet deri në largimin e Edi Ramës.

Nga ana tjetër, duket se qeveria ka shtuar masat për këtë protestë.

Ashtu sikurse CNA.al e ka raportuar mbrëmjen e djeshme, Garda ka hequr skelën që mbronte hyrjen e kryeministrisë dhe ka vendosur llamarina në dyert e saj.

Më pas, Garda ka vendosur kangjella kufizuese në të gjithë zonën në krah të kryeministrisë.

Piramida dhe lulishtja e saj janë rrethuar me kangjella. Pra hyrja anësore e kryeministrisë tashmë është e rrethuar.

Ndërsa plani i masave të marra nga policia për sot janë të njëjta me ato të protestës së 16 shkurtit.

Ashtu si në 16 shkurt, PD kërkonte që leja për tubim që nistë në orën 11:00 por të ishte pa një afat mbarimi të përcaktuar, por policia e ka refuzuar lejen me argumentin se duhet përcaktuar orari i mbylljes së tubimit.

Në kërkesën e saj, PD njofton policinë se protesta do të zhvillohet në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? tek sheshi para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe te rruga ?Ismail Qemali? në krah të kryeministrisë, rrugë në të cilën mjetet lëvizin nga RTSH drejt bulevardit.

Në terren pritet të angazhohen 1600 efektivë./CNA.al

Foto-Kryeministria rrethohet me kangjella





Lajmet e fundit nga