“Dje dhe sot”/ Çfarë thoshte Braçe 9 vite më parë dhe si është situata – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Dje dhe sot”/ Çfarë thoshte Braçe 9 vite më parë dhe si është situata

Publikuar

-

CNA.al, do të fillojë nga sot një rubrikë të re, “Dje dhe Sot”.

Ne do të sjellim të gjitha deklaratat e bëra gjatë kohës që Partia Socialiste dhe Rilindja ishin në opozitë. Ne do sjellim deklarata të bëra para 6, 7 apo 10 vitesh, nga mazhoranca e sotme, gjatë kohës që kjo e fundit ishte në opozitë.

Për t’ju treguar lexuesve tanë, por dhe shqiptarëve në përgjithësi, se cila është e vërteta e politikës tonë, e cila flet shumë kur është në opozitë, por nuk bën asgjë kur është në pushtet.

Më poshtë po sjellim një deklaratë të deputetit Erion Braçe, e 28 qershorit 2010, ku nën cilësinë e nënkryetarit të PS-së në atë kohë, ai akuzonte qeverinë e djeshme të ish-kryeministrit Berisha për të gjitha monopolet dhe oligopolet shtetërore.

Por, fakti është se edhe pse kanë kaluar gati 9 vite nga kjo deklaratë e zotit Braçe, asgjë nuk ka ndryshuar. Zoti Brace flet për OSHEE-në, për KESH, për rrënimin ekonomik, madje edhe për pushtet ilegjitim, për vjedhje të votave, etj, por asgjë nuk ka ndyshuar.

“Rrënimi ekonomik kombëtar, rrënimi ekonomik familjar, janë pasoja direkte e vjedhjes së votës, ngritjen mbi vjedhjen e votës të një pushteti ilegjitim në raport me zgjedhjet, të pa përgjegjshëm në raport me ligjin, të pa kontrolluar në raport me të drejtën e qytetarit, të korruptuar e abuziv kur administron e shpërndan pronën, kontratat qeveritare shumëmilionëshe, ndërhyn dhe vret konkurrencën, favorizon e pasuron klientët politike e familjar.

Sot në Shqipëri nuk ka korrupsion, sot Shqipëria është e kapur ! E kanë kapur !”-thoshte në atë kohë Erion Braçe.

Por, çfarë ka ndryshuar në këtë deklaratë, sot pas 9 vitesh? Në fakt nuk ka ndryshuar asgjë, përveç rolit të zotit Braçe, i cili sot është në mazhorancë dhe këto deklarata artikulohen çdo ditë nga opozita e sotme.

Më tej, Braçe theksonte se “Sot në Shqipëri nuk ka thjesht oligopole e monopole, sot në Shqipëri oligopolet dhe monopolet janë konsoliduar dhe përfitojnë maksimalisht duke rrjepur deri në lëkurën e fundit çdo qytetar !

Më konkretisht, këto janë monopolet dhe kjo është fatura që paguajnë shqiptarët :

-Prodhimi, transmetimi, shpërndarja e shitja e energjisë elektrike janë monopol !  KESH-monopol i Qeverisë, OST-monopol i Qeverisë, OSSH-monopol i Qeverisë dhe një privati të përzgjedhur prej saj !

Çmimi i energjisë elektrike caktohet nga këta, rritet prej tyre për të përfituar maksimalisht! Kjo është arsyeja që qytetarët paguajnë më shtrenjtë energji dhe që nga 1 janari do ta paguajnë edhe më shtrenjtë ! Nuk janë pak, por 600 milion euro të paguara/vit.

-Kërkimi, prodhimi, përpunimi, depozitimi, tregtimi i naftës dhe gazit është monopol dhe oligopol! Qeveria përgjithësisht ka hequr dorë nga kjo pasuri shqiptare dhe e ka lëshuar qëllimisht në duart e disa privatëve, të përzgjedhur politikisht, në mënyrë të korruptuar !

Çmimi i naftës dhe gazit caktohet nga këta, rritet prej tyre për të përfituar maksimalisht ! Kjo pasuri shqiptare llogaritet në mbi 3.5 miliard usd dhe nga kjo Shqipëria po përfiton 0 USD, klientët politik dhe familjet në pushtet  disa qindra miliona. Kjo është arsyeja që qytetarët, gjithnjë, paguajnë më shtrenjtë naftën dhe gazin për konsum të përditshëm. Nuk janë pak, por 800 milion euro të paguara/vit.

– Telefonia, fikse dhe e lëvizshme, është monopol dhe oligopol, i disa privatëve të përzgjedhur politikisht pa garë ose me gara të korruptuara. Qeveria, Albtelekom, AMC, VODAFON, EAGLE, MOBIL 4AL, ndajnë monopolin, oligopolin dhe përfitimet.”.

Por, të gjitha vijojnë të qëndrojnë ashtu siç ishin, për më tepër Rilindja ka futur edhe PPP-të, për të cilat ka mjaft hije dyshimi.

Të gjitha ato që përmend me sipër, vijojnë të jenë sikurse i etiketonte Braçe 9 vite më parë. Duke filluar që nga OSHEE, OST, KESH, nafta, telefonia fikse dhe e lëvizshme, vijojnë të rrjepin qytetarët shqiptarë, dhe zoti Braçe, sot në pushtet nuk ka marrë asnjë masë për ta ndaluar.

Çmimi i energjisë në Shqipëri, renditet ndër më të shtrenjtat në Rajon. Maqedonia, Serbia dhe Kosova kanë çmime më të lira.

Po ashtu, Shqipëria renditet e pesta më e shtrenjtë në botë përsa i përket çmimit të karburanteve në krahasim me të ardhurat për frymë.

Nga ana tjetër, në atë kohë, Braçe deklaronte se “Çmimi, tarifa e çdo bisede telefonike caktohet nga këta, ulet minimalisht por dhe rritet për të përfituar maksimalisht. Kjo është arsyeja që qytetarët, çdo ditë, paguajnë më shtrenjtë se mesatarja e vendeve fqinje apo evropiane, çdo tingull, çdo germë, çdo foto brenda një komunikimi që paraja e bën të pamundur. Nuk janë pak, por 550 milion euro të paguara/vit.”.

LEXO EDHE:  “Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë”/ Luçiano Boçi zbulon arsyet

Por, çfarë ka ndodhur?

Cmimet e telefonisë celulare në vendin tonë janë rritur me 50-70%. Një fakt ky i denocnuar së fundi fort nga mediat.

Nga ana tjetër, Braçe në atë kohë deklaronte se “Ndërtimi i rrugëve, shkollave, spitaleve, ujësjellësve e kanalizimeve, është oligopol i disa privatëve ku qeveria dërgon, me gara të korruptuara, paratë publike të taksave të shqiptarëve.

Qeveria ua jep kontratat qeveritare 4-5 kompanive, klientë politikë të saj. Qeveria, ka urdhëruar përqendrimin edhe më të kontratave dhe para tek këta, kur me vendim ka përjashtuar nga tregu dhjetëra kompani që sipas saj nuk kanë realizuar një kontratë të mëparshëm në 70% të vlerës së saj. E gjitha kur ka mbi një vit që nuk i paguan! Ndaj shqiptarët do të paguajnë çdo km  rrugë më shtrenjtë, nga 2-15 milion euro. Nuk janë pak, por 750 milion euro/vit.”.

Por çfarë do të thotë sot zoti Braçe për PPP-të, koncesionet, për rrugën Tiranë-Elbasan që nuk ka përfunduar ende dhe për të cilën vetëm është shtuar investimi. Cfarë do të thotë Braçe për Unazën e Madhe të Tiranës? Çfarë do të thotë sot Braçe për koncesionet në shëndetësi?

Ka pasur raste, të denoncuara publikisht, ku për një PPP, shteti ka paguar që në vitin e parë 5 herë më shume se investimi total i privatit për gjithë koncesionin, të cilat duket të jenë devijim i pastër i buxhetit në llogari private.

Më tej, Braçe deklaronte se “ 8 tregje të tjera, i importit të grurit/prodhimit dhe shitjes së miellit për bukë, i duhanit, i çimentos, i transportit ajror, i menaxhimit të aeroporteve, i shërbimit/kolaudimit të automjeteve, i menaxhimit të porteve detare, i pullave fiskale, i ilaçeve të rimbursueshme, makinave që kontrakton Qeveria, janë monopol/oligopol/ pa konkurrencë i disa privatëve, përgjithësisht të zgjedhur nga Qeveria politikisht, në gara të korruptuara ku sërish Qeveria ka pjesën e saj.

Çmimet i caktojnë këta, i rritin këta për të përfituar maksimalisht. Kjo është arsyeja që shqiptarët paguajnë shtrenjtë dhe do paguajnë edhe më shtrenjtë bukën, duhanin,  çimenton, biletat e avionit, taksat e aeroportit, kolaudimin e automjeteve, biletat e taksat e porteve, ilaçet, makinat. Nuk janë pak, por 720 milion euro/vit.”.

Dhe sot Braçe nuk mund t’i përgjigjet pyetjes se çfarë bëri për ti ndryshuar këto që ka thënë vetë. Asgjë nuk ka ndryshuar. Chek-up në shëndetësi vijon ta këtë Vilma Nushi, aeroporti i Rinasit vijon të ketë cmimet më të larta në rajon, për shkak të monopolit, cmimet e ilaçeve në Shqipëri vijojnë të jenë të larta, kolaudimi i automjeteve po ashtu vijon të jetë një problem më vete. Buka dhe madje ushqimet bazë të shportës në Shqipëri vetëm sa janë rritur.

“Tregtimi i bonove të thesarit nuk ka konkurrencë dhe tregu është i përqendruar tek një bankë. BSH dhe Qeveria kanë lejuar këtë gjë duke bërë që çmimi i bonove të thesarit të rritet në mënyrë të pa arsyeshme, për pasojë kostoja e borxhit qeveritar të rritet po aq.

Çmimi i bonove të thesarit caktohet nga këta, pra Banka private, BSH dhe Qeveria, rritet nga këta! Kjo është arsyeja që shqiptarët paguajnë shtrenjtë e do të paguajnë edhe më shtrenjtë për borxhin publik të shtetit, deri në 2 mld usd për tre vite.

Po e mbyll faturën këtu! Janë gati 4 miliard euro që i xhirojnë e përfitojnë monopolet, pra rreth 60 kompani dhe që i paguajnë mbi 3 milion shqiptarë!!!

Kjo është kapja e shtetit! Monopolet po zhvasin çdo shqiptar, po pasurojnë çdo Qeveritar!

Ky është pushteti i tyre, nuk është pushteti i shqiptarëve. Monopolet dhe ekonomia kriminale është arsyeja pse në këtë vend ka krizë politike dhe nuk ka zgjidhje! Këta nuk lejojnë zgjidhje!”-përfundonte deklarata e Braçes.

Tashmë ne mund ti bëjmë një pyetje zv.kryeministrit aktual,  po sot cila nga ato që ka përmendur më lart vetë, nuk është e kapur nga qeveria?

Në vitin 2018, Shqipëria është renditur ndër 15 vendet me borxhin publik më të lartë në Europë. Borxhi publik ka arritur në rreth 66.00 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Rilindja ka të paktën 6 vite në pushtet dhe Erion Braçe është tashmë zv.kryeministër i Shqipërisë.

Çfarë e pengon të zgjidhë ato probleme që ka theksuar vetë Braçe, të cilat i ka njëlloj si 9 vite më parë, kur bënte deklarata në opozitë?

Asnjë nga pikat e thëna prej tij nuk janë zgjidhur./CNA.al

Aktualitet

Basha mbledh aleatët/ Çfarë po ndodh në selinë blu

Publikuar

-

By

Lulzim Basha pas takimit me aleatet ku u vendos per djegien e mandateve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim me aleatët.

Mësohet se takimi do të fillojë në orën 10:30, në selinë blu, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jetë vijimi i aksionit opozitar.

Kujtojmë këtu se takimi vjen një ditë pas ftesës së kryeministrit Rama, i cili nëpërmjet një letre publike i bëri thirrje Bashës për dialog.

Ndërsa ky i fundit, nga Durrësi foli për mundësinë e mbajtjes së një referendumi popullor dhe akuzoi kryeministrin se ka kapur të gjitha pushtetet dhe institucionet teksa deklaroi edhe njëherë se largimi i tij do i hapë rrugë zgjidhjes së krizës politike.

LEXO EDHE:  “Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë”/ Luçiano Boçi zbulon arsyet

Nga ana tjetër më 25 maj në orën 19:00, opozita e bashkuar ka paralajmëruar se do të organizojë protestën e gjashtë kombëtare.

Basha, më herët tha për gazetarët se zemërimi popullor vetëm do të rritet përballë kësaj qeverie, të cilën e fajësoi se po kërcënon seriozisht rendin demokratik./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mbappe apo Neymar?/ Ja kë zgjedhin tifozët e Realit

Publikuar

-

Tashmë nuk është më sekret që objektivi i madh i Realit në merkaton e verës është transferimi i njërit prej dy yjeve të PSG-së, Neymar ose Kylian Mbappe. Të dy lojtarët pëlqehen shumë nga Zidane, ndaj francezi i ka kërkuar presidentit Perez, transferimin me çdo kusht të njërit prej tyre.

Por cilin mes Neymar dhe Mbappe preferojnë më shumë tifozët madrilenë? Prestigjozja “AS” hapi një sondazh online ku votuan më shumë se 100 mijë tifozë të Realit dhe rezultati ishte vërtetë befasues.

LEXO EDHE:  “Opozita përballë dy dilemave”/ Basha bën zgjedhjen 

92,29% e votave ishin për transferimin e Mbappe në Madrid dhe vetëm 7.71% për brazilianin Neymar. Ky qëndrim i tifozëve të Realit lidhet padyshim me të shkuarën e yllit brazilian, pasi ka qenë pjesë e Barcelonës, rivalit të tyre historik. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-“Silenciatori” prangos 23-vjeçarin/ Sekuestrohet drogë dhe armë

Publikuar

-

By

Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës dhe të armëmbajtjes pa leje.

Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Silenciatori”, është bërë i mundur prangosja e shtetasit B. B., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas informacioneve zyrtare, ky shtetas u kap në flagrancë në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, me një sasi dozash Kokaine, ndërsa  gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri Pistoleta me silenciator, një sasi tjetër me doza Kokaine, gjithsej 240, si dhe një peshore elektronike.

LEXO EDHE:  “Opozita përballë dy dilemave”/ Basha bën zgjedhjen 

Policia bën të ditur se vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Aktualitet14:34 - 18 Maj, 2019

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyrtari serb, Marko Gjuriçi, edhe pse ka paralajmëraur më herët se do të vizitonte Kosovën në kuadër të zgjedhjes së kryetarëve...

Trending

Read previous post:
Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Close