web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrokadë në Polici/ Lleshaj rikthen të liruarit e Saimir Tahirit

14 Mars 2019, 14:42, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, po rikthen masivisht në postet kyçe në Polici, ish-drejtorë që janë shkarkuar në kohën e Saimir Tahirit.

I pari që u rikthye pas shkarkimit nga Saimir Tahiri ishte Tonin Vocaj ish- drejtor i policisë së Tiranës e që u emërua Drejtori i Policisë Kriminale.

Ashtu siç ka raportuar më herët CNA.al, edhe Muhamet Rrumbullaku u emërua Drejtor i SHÇBA-së.

Si Vocaj ashtu edhe Rrumbullaku, ishin larguar nga postet drejtuese menjëherë sapo pushtetin e mori Partia Socialiste në vitin 2013 dhe në krye të Ministrisë së Brendshme u vendos Saimir Tahiri.

Edhe në drejtoritë e Policive në Qarqe është ndjekur e njëjta linjë.

Kastriot Skënderaj drejtori i policisë së Tiranës është larguar së fundmi nga detyra  me argumentin, se nuk mundi të mbyllte protestën e banorëve të Astirit.

Skënderaj  është emëruar këshilltar i Ardi Veliut. Në vend të  tij u komandua drejtori i rendit Dhimitraq Ziu.

Ende nuk ka një emër zyrtar se kush mund të vijë në krye të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, por emri më i përfolur është ai i Ferdinand Marës, i cili aktualisht drejton Policinë në Qarkun e Lezhës.

Para pak ditësh, drejtori i Policisë së Vlorës u transferua në Tiranë në Akademinë e Sigurisë.

Gentjan Shehaj, i cili ishte emëruar në krye të Policisë së Vlorës në vitit 2017,  u zëvendësua nga  Artion Duka.

Duka ka qenë shef i komisariatit nr.2 në Tiranë, drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale dhe së fundmi drejtor i Policisë Berat.

Në kohën e Tahirit, Duka u hetua për pajisjen përgjuese ?IMSI Catcher?.

Edhe drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi.

Pas dy vitesh në  krye të Drejtorisë së Policisë së Fierit, Albert Nushi u komandua nëndrejtor për Rendin në Policinë e qytetit të Elbasanit.

Në vend të Nushit u emërua, Andon Duka, i cili mbante postin e zv.drejtorit të policisë në këtë qark.

Të tjerë, ashtu siç ka raportuar edhe më herët CNA.al emrat që mendohet se do rikthehen në poste drejtuese në Polici janë Edmond Rizaj, i cili ka qenë ish-drejtor i Krimit të Organizuar por dhe Ilia Nase, ish-kreu i Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme./CNA.al

“Furtunë” në kupolën e Policisë/ CNA.al paralajmëroi lëvizjet, një muaj më parë

“Furtunë” në polici/ Zbulohen lëvizjet e reja të Lleshajt

 

“Furtunë? në Policinë e Shtetit/ ?Priten kokat? e drejtuesve





Lajmet e fundit nga