web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Interesante/Ja përse shkrimi i doktorëve është i pakuptueshëm

12 Mars 2019, 15:25, Kuriozitete CNA

Sipas një studimi të kryer në 2006-ën, më shumë se 7000 njerëz kanë vdekur nga gabimet e mjekëve gjatë përshkrimit të recetës.

Sa prej jush munden ta kuptojnë shkrimin e një doktori që në minutën e parë?

Nëse për ne një recetë është absolutisht e pakuptueshme, për farmacistin tonë jo, sepse ai njeh termat e shkruara në gjuhën latine nga mjeku.

Në fakt, profesioni i mjekëve kërkon të shkruash më shumë se çdo punë tjetër.Ditët e gjata dhe qindra receta për tu shkruar barazohen me një dorë të lodhur. Nëse ti shkruan 10 ose 12 orë në ditë, kjo përkthehet në shkrim të pakuptueshëm. Madje, shkrimi i shumicës së doktorëve  bëhet edhe më i keq në varësi të fluksit ditor. Sa më shumë të lodhen muskujt e duarëve, aq më i keq shkrimi.

Nëse secili prej tyre do të kalonte 1 orë me çdo pacient, do të kishin kohë mjaftueshëm, por duke qenë se në ato pak minuta duhet të diskutohet për shumë gjëra, shkrimit nuk i kushtohet shumë rëndësi.

Sidoqoftë, doktorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur njësitë e dozave që duhet të përdorë pacienti. Përshembull, në vend që të shkruajnë ?mg? ose ?mcg?, mjekëve në botë u kërkohet të shkruajnë ?miligram? ose ?microgram?.

Gjithsesi, në një të ardhme të afërt po tentohet që barnat të hidhen në mënyrë elektronike, pasi për mjekët po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

 





Lajmet e fundit nga