web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Shembja e shtëpive/ Banorët përplasen me policinë,nuk kursejnë fëmijët

11 Mars 2019, 10:58, Aktualitet CNA

Disa familje në afërsi të shkollës ?Petro Nini Luarasi? kanë ndërmarrë hapa ekstreme, duke u shtrirë në rrugë, për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre.

Më mbërritjen e përmbarimit, situata është përkeqësuar dhe në këtë mënyrë është dashur ndërhyrja e Policisë.

Mirëpo banorët janë përplasur ashpër me policinë. Në këtë kaos janë përfshirë edhe të mitur që kanë dalë në krah të prindërve të tyre.

“Na pushkatoni” kanë qenë thirrjet e banorëve ndaj Policisë, e cila është myunduar të largojë fëmijët. nga përplasja.

Banesa që ishte përcaktuar për tu shembur nodhet në truallin e ish- pronarëve që kanë një vendim gjykate për kthimin e truallit.

?Në këtë banesë jetojmë prej 70 vitesh. Toka e banesës ku banojmë është e shtetit. Nuk i është marrë në vitin 1944. Ai e ka marrë pa procesverbal, ka marrë 10 mijë metra. Këtij i është sekuestruar në 39 prona nga italianët, jo në vitin 1944. Le të sjellë një dokument të vetëm që iu është sekuestruar prona në 44 dhe unë e liroj shtëpinë?,- thotë pronari.

Më poshtë po sjellim foto nga përplasja mes banorëve dhe policisë.





Lajmet e fundit nga