web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U bë shkak për lojën që po vret fëmijë, flet artisti që krijoi Momo-n: Mallkimi u prish

4 Mars 2019, 13:25, Kuriozitete CNA

Artisti që krijoi kukullën e frikshme të quajtur Momo ka deklaruar se kukulla famëkeqe nuk ekziston më.

Skulptura, që të kall datën, u përdor nga disa persona për të krijuar ?lojën? e rrezikshme në internet që po çon fëmijët drejt vetëvrasjes.

Skulptori, Keisuke Aiso u shpreh se ai u ndje në faj kur mori vesh se fotot e skulpturës së tij po përdoreshin për të trembur njerëz.

Gjithsesi, 43-vjeçari ka sqaruar se njerëzit mund të rrinë të qetë pasi Momo ka ?vdekur?.

Punimi origjinal quhej ?Mother Bird? ose ?Nëna Zog?, u krijuar në vitin 2016 dhe u shfaq në një galeri arti në Tokio me tematikë historitë me fantazma.

Duke folur për ?The Sun?, Keisuke shpjegoi:

Nuk ekziston më, nuk ishte krijuar me qëllimin që të zgjaste. Filloi të ?kalbej? dhe e hodha. Fëmijët mund të jenë të sigurt që Momo ka vdekur- ajo nuk ekziston më dhe mallkimi është prishur.”





Lajmet e fundit nga