web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Halimi ngre alarmin/ Gjykatësit po japin vendime absurde

4 Mars 2019, 19:33, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi i qenë prezent në emisioni ?Ditari? në A2 ka komentuar shpalljen e vakancës për Gjykatën Kushtetuese nga presidenti Ilir Meta.

Sipas Halimit, një gjë e tillë ishte parashikuar por nuk e kishte imagjinuar që do të zgjaste kaq gjatë.

?E kishim parashikuar se do të krijohej kjo vakancë në Gjykatën Kushtetuese, por nuk e kishim imagjinuar që do të zgjaste kaq shumë. Kemi gati një vit që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Gjykata e Lartë nuk funksionon më prej shtatorit dhe nuk kemi përsëri datë se kur do të krijohet?,-u shpreh Halimi.

Më tej, Halimi u shpreh se në Gjykatën e Lartë janë rreth 40 mijë dosje dhe më këtë num,ër të madh çdo qytetari që ka një çështje do t?i duhen 7 vjet për të marrë një vendim.

?Sot në Gjykatën e Lartë ka rreth 40 mijë dosje dhe është parashikuar që deri në mesin e vitit të ardhshëm, kur mendohet të krijohet Gjykata e Lartë, numri i dosjeve të shkojë në 50 mijë. Me këtë ritëm, çdo qytetari që ka një çështje do t?i duhen 7 vjet që të marrë një vendim nga Gjykata e Lartë?,-u shpreh ai.

Në mbyllje të fjalës së tij Halimi theksoi se KLP  dhe KLGJ nuk kanë mundësi ligjore inspektimi.

Sipas tij gjykatësit e shkallës së parë po japin vendime absurde.

?KLP dhe KLGJ nuk kanë mundësi ligjore inspektimi, po ashtu edhe Prokuroria nuk e ka këtë mundësi dhe as Ministria e Drejtësisë. Institucioni që duhet të kryejë këto inspektime është Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, i cili nuk është formuar ende. Ishte parashikuar që do të kishte një periudhë të pa kontrolluar, por jo që do të kishte zgjatur kaq shumë. Gjykatësit e shkallës së parë dhe të apelit po japin vendime nga më absurdet. Pasi kanë parë që vetting-un nuk po e kalojnë as gjykatësit e ndershëm, po punojnë si për ditën e fundit?,-përfundoi Halimi./CNA.al





Lajmet e fundit nga