Connect with Us

Gruaja “ilegale” e Enkelejd Alibeajt/ Nga këshilltarja e të dashurit drejt Kushtetueses

Aktualitet

Gruaja “ilegale” e Enkelejd Alibeajt/ Nga këshilltarja e të dashurit drejt Kushtetueses

Publikuar

-

Me datë 4 mars 2019, kandidatja për në Gjykatën Kushtetuese Marsida Xhaferllari do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Dosja e Xhaferllarit do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga  Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

Marsida Xhaferllari ndryshe njihet dhe si gruaja pa letra apo “ilegale” e ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj.

Themi pa letra, se zyrtarisht Alibeaj, të paktën në formularët e  pasurisë, deklaron gruan e tij, atë me të cilën është celebruar.

Marsida Xhaferllari më shumë  është lakuar në media, si bashkëjetuesja e deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj, se sa për punën që ajo ka bërë.

Në kohën që Alibeaj ka qenë Ministër i Drejtësisë në vitet 2007-2009, Xhaferllari ka bërë këshilltaren e tij.

Konkretisht përgjatë periudhës Dhjetor 2007-Shtator 2008, Xhaferllari ka qenë këshilltare e Alibeajt. Duket se kjo periudhë ka qenë e artë për të sa i përket dashurisë, ndaj babait të dy fëmijëve.

Siç duket këshilla të ëmbla i ka dhënë Xhaferllari, Alibeajt, pasi tani janë bashkë.

                                Marsida Xhaferllari

Pas punës në Ministrinë e Drejtësisë, Xhaferllarit iu besua posti i rëndësishëm në KLD. Tashmë ajo ia ka vënë syrin Gjykatës Kushtetuese, por më parë duhet të kalojë Vettingun.

CNA.al sjell pasurinë e deklaruar nga Marsida Xhaferllari dhe duket ashtu si në dashuri, edhe pasuri nuk i ka munguar fati.

Në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin 2017,  Xhaferllari “lundron” në dieta, në euro dhe dollarë.Duket sikur ajo i ka bërë gjithë punët në KLD i ka bërë Xhaferllari.

Madje-madje është aq punëtore e zellshme saqë bën dhe punë shtesë.

Kështu rezulton se Xhaferllari ka bërë lektoren në Shkollën e Magjistraturës,  ku ka fituar 85 636 lekë, ka marrë pjesë në hartimin dhe rishikimin e komentarit elektronik të Ligjit per Statusin dhe Ligjit për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë, që administrohet nga Shkolla e Magjistraturës ku ka    fituar 8 750  euro.

Gjithashtu ajo ka marrë pjesë në hartimin e një metodologjie për monitorimin  e karrierës në sistemin e drejtësisë, pas Reformës në Drejtësi në shumën, ku ka fituar 2550 USD, në  hartinin e një projektvendimi të Këshillit të Ministrave për standartet që duhet të ndjekin qendrat komunitare multidisiplinore për mbrojtjen e fëmijëve ku ka fituar 8,864.00 lekë dhe 419,90 USD i ka fituar si dieta nga një vizitë studimore në Bolonja, Itali dhe për një Konferencë në Budva, Mali i Zi, në kuadër të projektit Mbështetje për Reformën Gjyqësore në Vendet e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Norvegji dhe PUND, në shumën 419,90 USD.

LEXO EDHE:  Nga dyqani tek bizneset/ Si i bëri milionat gjyqtarja, Alkelina Gazidede 

Pasuria e deklaruar nga Xhaferllari

Llogari rrjedhëse nga paga dhe shperblime:

Gjendja në daten 31.12.2017 dhe shtesa gjatë vitit 2017

Gjendja: 35,498.90 lekë

Pakësim: 636,935.08 lekë

Depozitë bankare me afat 6 mujor me normë interesi 0.7 %, e hapur me 16.03.2017. Kjo depozitë u krijua me shumën e depozitës së vjetër bankare me afat maturimi 6-mujor dhe me kursime të tjera të miat. Si rrjedhim i depozitës së re, depozita e vjeter u mbyll.

Gjendja në datën e hapjes së depozitës me 16.03.2017, është  me 2,200,000.00 lekë

Llogari kursimi në euro. Gjendja në datën 31.12.2017 është  15,184.72 Euro dhe shtesa gjatë vitit 2017 është 5,192.74 Euro

Llogari e re kursimi në USD, e hapur me kontratën e datës 23.03.2017, me interes 0.10%, me kursime të mia. Gjendja ne daten 31.12.2017 është  1,405.49 USD

Të ardhura neto nga paga dhe dieta në pozicionin e punës të Kryeinspektores së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shumën 1599 626 lekë.

Të ardhura neto nga interesi i llogarive, në shumën 9,663.97 Lekë.

Pagesa neto në cilësinë e lektores në formimin fillestar dhe vazhdues të Shkollës së Magjistraturës, të transferuara në llogarinë rrjedhëse, në shumën 85 636 lekë.

Pagesat bruto nga EURALIUS IV dhe IRZ për pjesëmarrje në grupin e punës për hartimin dhe rishikimin e komentarit elektronik të Ligjit per Statusin dhe Ligjit për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë, që administrohet nga Shkolla e Magjistraturës, në vlerën 8 750  euro.

Pagesë dietash për vizit studimore në Bullgari, të organizuar nga Misioni Euralius IV për praklikat e inspektimit në gjyqësor, në shumën  600 euro

Pagesa neto me çek nga Instituti për Studime Publike dhe Ligjore për hartimin e një metodologjie për monitorimin  e karrierës në sistemin e drejtësisë, pas Reformës në Drejtësi në shumën 2550 USD.

Pagese neto, nga organizata Terre des hommes për hartirnin e një projektvendimi të Këshillit të Ministrave për standartet që duhet të ndjekin qendrat komunitare multidisiplinore për mbrojtjen e fëmijëve, në shumën 148,864.00 lekë.

Pagesë dietash në Ilogarinë në USD për një vizitë studimore në Bolonja, Itali dhe për një Konferencë në Budva, Mali i Zi, në kuadër të projektit Mbështetje për Reformën Gjyqësore në Vendet e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Norvegji dhe PUND, në shumën 419,90 USD./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Një grua në krye të Gjykatës së Lushnjes/ Zbardhet pasuria e Esmeralda Çekajt

LEXO EDHE:  Nga dyqani tek bizneset/ Si i bëri milionat gjyqtarja, Alkelina Gazidede 

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Pasuria e kryeministrit “hije” Benet Beci

LEXO EDHE:  Arta Marku e zhvendosi në Durrës/ Si ndryshoi pasuria e oficeres që u bë prokurore

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: