web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mungoi në seancën gjyqësore/ Taulant Balla i përgjigjet Shkëlzen Berishës

27 Shkurt 2019, 17:33, Aktualitet CNA

Mesditën e sotme Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka qenë në Krimet e Rënda në lidhje me padinë për shpifje të bërë nga ai për kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Balla nuk mori pjesë në gjyq por i është përgjigjur Berishës me anë të një postimit të mëposhtëm, në rrjetet sociale.

?Shkëlzen Sali Berisha! Paske bilbilosur para Gjykatës sot në mungesën time dhe qenke trimëruar mesa shoh para gazetarëve, por mos të të rrejë mendja se do shpëtosh dot pa u ndërshkuar në dosjen CEZ!

E pata të pamundur të jem sot aty përballë teje për arsye angazhimi si deputet në qarkun e Elbasanit, por herën tjetër do marr masat që të mos mungoj. Tani që të iku edhe babi nga Parlamenti njëherë e mirë, do të të përkushtohem me të gjithë seriozitetin që meriton një thëngjill i zbuluar si ti. Bëhu gati Zen se halle të mëdha të presin?,-ka shkruar Balla./CNA.al

Gjyqi me Ballën/ Shkëlzen Berisha i përmend udhëtimet me trafikantin e drogës





Lajmet e fundit nga