web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spitalit të Gjirokastrës i shtohen 13 mjekë/ Manastirliu: Shërbimet e specializuara afër vendbanimit

24 Shkurt 2019, 10:34, Aktualitet CNA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nisi nga Gjirokastra me pacientët dializantë, serinë e takimeve me grupet e interesit, për përmirësimin e shërbimit shëndetësor

?13 mjekë specialistë, duke filluar nga mjekë të urgjencës, onkologë, kirurgë të përgjithshëm, reanimator, etj, i shtohen spitalit rajonal të Gjirokastrës, duke mundësuar shërbimet e specializuar afër vendbanimit?.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetëssë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit në spitalin e Gjirokastrës.
Në të gjithë qarkun, janë 18 mjekë specialistë që I bashkohen ekipit të shëndetësisë në spitalet e Gjirokastrës, Përmetit dhe Tepelenës, me përfundimin e specializimeve 4 vjecare, brenda muajit Shkurt.
Manastirliu zhvilloi një bashkëbisedim me pacientët e dializës në spitalin e Gjirokastrës, duke nisur kështu serinë e takimeve të hapura që do të ndërmarrë në çdo spital, për të dëgjuar shqetësimet e pacientëve dhe sugjerimet e stafeve mjekësore.

?Nisëm takimet e hapura me qytetarët, me pacientët por edhe profesionistët e shëndetit, sepse besojmë se zgjidhjet vijnë nga terreni, për problematikat e shëbrimeve shëndetësore në spitale?, tha Manastirliu.

43 pacientë nga Gjirokastra,Përmeti, Tepelena dhe Saranda marrin shërbimin e dializës në spitalin e Gjirokastrës. Gjatë bashkëbisedimit, disa pacientë të Sarandës, Delvinës dhe rrethinave kërkuan t?ju mundësohet ky shërbim në Sarandë. Ministrja Manastirliu u shpreh se shërbimi I dializës është përmirësuar, duke garantuar standard të lartë dhe duke u mundësuar afër vendbanimit në zona si Korça apo Vlora, ku më parë ky shërbim mungonte plotësisht. Megjithatë ? u shpreh Manastirliu ? do të shihet mundësia për ofrimin e këtij shërbimi edhe në spitalin e Sarandës.

Ministrja e Shëndetësisë pa nga afër edhe zbatimin e rregullit të ri në spitale, që disiplinon vizitorët në pavione, reanimacion dhe urgjenca.

Sipas urdhrit të Ministres, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër, do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00 – 13:00 dhe mbasdite nga ora 17:00 -19:00.  Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00 ? 12:00 dhe 18:00 ? 19:00.
Spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake do të marrin masa të vendosin disiplinimin dhe rregullin në shërbimet e urgjencës, duke mos lejuar prezencën e personave të pa-autorizuar që nuk marrin shërbim shëndetësor, duke krijuar ambiente te posaçme për pritjen e familjarëve dhe komunikimin me mjekët, por nuk do të lejojnë familjarë në ambjente ku ofrohet shërbimi I urgjencës. Përjashtim bën rasti kur mjeku vlerëson praninë e një familjari./CNA.al





Lajmet e fundit nga