web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jo më emra të huaj, Vip-at që preferuan emra tipikë shqiptarë dhe domethënës për fëmijët e tyre

23 Shkurt 2019, 09:10, Lifestyle CNA

Deri para disa kohësh prindërit e rinj kishin tendencën t?i vinin fëmijëve të tyre emra anglezë, italianë, spanjoll, madje edhe brazilianë, vetëm shqiptarë jo.

Por kohët e fundit duket se preferencat po ndryshojnë, dhe po vihet re një prirje e personazhave të njohur sidomos, për t?i pagëzuar fëmijët e tyre me emra shqiptarë.

Më poshtë, po ju listojmë disa nga Vip-at që preferuan një emër tipik shqiptar dhe me kuptim të veçante për vogëlushët e tyre.

Zëri ? Elita Rudi dhe Gjiko

Emrin ?Zëri? e kishim të padëgjuar më parë, deri kur Elita dhe Gjiko na prezantuan me të voglin e tyre të porsalindur dhe na zbuluan edhe emrin e veçantë.

Siç duket çifti ka preferuar një emër shqiptar dhe me domethënie, megjithëse disa prej fansave te dyshes së njohur nuk ju ka pëlqyer. Emri ju është dukur krejt pa kuptim dhe madje shkruani se ?fëmijës do t?i vijë turp kur të rritet dhe se janë ende në kohë për ta ndryshuar.?

Sidoqoftë, personalisht mendoj që Zëri tingëllon shumë herë me bukur sesa Brandon.

?Hana?-Mozzik dhe Loredana

Mozzik dhe Loredana u bënë prindër para pak muajsh, dhe zgjodhën gjithashtu një emër shqiptar për emrin e vajzës së tyre.
Hana me dialekt, që nënkupton hënën.

?Kroi Art? -Alban Dududshi dhe Bieta Sulo

Alban Dudushi dhe Bieta Sulo i pëlqenin aq shumë përzgjedhjet që kishin bërë sa i vunë djalit të tyre, jo një, po dy emra shqipëtar.

Para dy vitesh, çifti u bë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin: Kroi Art.

?Një krua, kroi ynë i dashurisë dhe një vepër arti siç është ky që ne kemi nxjerrë në dritë?- tregoi Bieta teksa shpjegonte kuptimin e emrit të djalit të saj.

?Stinë Ajër? -Eni Jani dhe Genci Fuga

Edhe çifti i aktorëve Eni Jani dhe Genci Fuga, kanë zgjedhur dy emra shqiptarë dhe shumë të veçantë të veçantë për vajzën e tyre, Stina Ajër.
Në një intervistë disa kohë më parë, Eni zbuloi sesi vendosi për emrat. ?Nuk e kërkoja emrin, thosha do më vijë natyrshëm. Në ato momente përsërisja Stina, Stina ndërkohë që më pas thashë ?Ajri?. Të gjithë e pëlqyen dhe ndaj u vendos që vajzën e dytë ta quajmë kështu. Stinë-ajër janë njësh, të përjetshme të dyja.? ? tregoi ajo.

?Kristal?- Jonida Shehu

Kristal është emri i vajzës së moderatores Jonida Shehu-t, e cila erdhi në jetë dy vite më parë. ?Gjithçka e pastër, e kthjellët, e shndërritshme? ? tregoi Jonida, duke shpjeguar kështu kuptimin e emrit të vajzës.

?Erlis?- Ledina Celo

Këngëtarja e cila prej vitesh ka të vendosur jetën e saj jashtë vendit, Ledina Çelo, gjithashtu i ka vënë djalit të saj një emër shqiptar, Erlis (erë lisi).

?Bora?- Orgesa Zaimi

?E quajtëm Bora, që jeta e saj të bekohet me bardhësi dhe mbarësi?, ? tha këngëtarja Orgesa Zaimi pas lindjes së vajzës së saj të parë.

?Jonart? ? Vedat Ademi

Jonart, që i kthyer mbrapsht bën ?arti jonë?. Ky është kuptimi i emrit të djalit të këngëtarit të njohur, Vedat Ademi.

?Krena, Glauk? ? Florjan Binaj

Aktori i ?Portokalli? ka zgjedhur emra shqiptarë për të dy fëmijët e tij.

I ftuar në ?Shiko kush luan? në sezonin që lamë pas, aktori shpjegoi kuptimin  emrave.

Flori tregoi se emri i vajzës së tij, Krena, vjen nga fjala krenari dhe për më tepër është një lumë në Gjakovë. Ndërsa Glauk, është emër Ilir i cili është edhe pjesë e historisë shqiptare. Flori tregoi se ky emër është përdorur edhe në filmin e Aleksandrit të Madh, gjatë momentit kur Aleksandri i drejtohet një luftëtari duke e pyetur ?Nga vjen ti?? dhe ai i përgjigjet ?Unë jam Glauk dhe vij nga Iliria?.

 

?Ajka? ? Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj

Në të njëjtën ditë që bënë publike lajmin për ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Bes Kallaku dhe Xhensila na prezantuan edhe me emrin e vogëlushes. Besi tregoi se emri i vajzës ka lidhje me fëmijërinë e tij kur mezi priste të hante ajkën e qumshtit të gjyshes.

?Vendosem të të quanim AJKA. Babai yt, qysh i vogel mezi priste që Ija të ziente qumështin dhe fshehurazi ti vidhte AJKEN, si shija më e mirë e fëmijërisë. Nëna jote është ?ajkë? më vete.?-shkroi Besi në atë kohë në postimin e tij në Instagram.

?Dan? ? Jonida Maliqi

?Në fakt, emrin ia ka vendosur gjyshi i djalit. Edhe ne ishim shumë dakord, sepse na pëlqeu dhe donim një emër shqiptar. Menduam se ky emër shkon edhe me mbiemrin Prizreni?- ka treguar Jonida Maliqi kur është pyetur për kuptimin e emrit të djalit të saj.

?Jon?- Ardit Gjebrea

Edhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea, kur u bë baba për herë të parë, para 27 vitesh, i vendosi djalit të tij një emër tipik shqiptar.
?Jon?si deti Jon, dhe po me të njëjtin titull kantautori i njohur krijoi edhe një këngë shumë të dashur për publikun.
?Jon, ky emër i marrë nga deti, Jon??-thuhet në një pjesë të këngës, e cila përshkruan situatën në Shqipëri në fillim të viteve ?90.

?Kajan? ? Erjon Veliaj

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bë baba për herë të parë më 6 tetor të vitit të kaluar dhe vetëm 3 ditë më pas zbuloi edhe emrin e vogëlushit. Erioni dhe bashkëshortja Ajola vendosën ta quanin djalin e tyre Kajan, që siç tha kryebashkiaku është një emër tipik shqiptar.

Zaho ? Edi Rama

Shumë i diskutuar ka qenë edhe emri i djalit të kryeministrit, Edi Rama.

Zaho ishte emri që Rama zgjodhi t?i vendoste të birit dhe është një emër tipik shqiptar.

Ka qenë vetë kryeministri ai i cili ka shpjeguar domethënien e emrit Zaho.

Ai  është një emër i vjetër, shumë i përdorur.

Një arsye tjetër ka qenë edhe sepse është një emër i përdorur nga të dyja fetë, myslimanë dhe të krishterë. Më e lidhur akoma me këtë emër është një legjendë, nga bregu, në Vuno, prej nga është edhe nëna e kryeministrit. Legjenda e Zaho Kokës ka qenë shumë prezente, Zaho Koka ka qenë një personazh që ka  luftuar për liri dhe dha jetën për Dashuri.





Lajmet e fundit nga