“Dështon” Basha/ Anullon vizitën në Hollandë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka udhëtuar mën...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj erdhi në detyrë, në nëntor të vitit 2018.
Lleshaj zuri vendin e Fatmir Xhafajt, pas dorëheqjes së këtij të fundit.
Pas marrjes së detyrës, Lleshaj në kohë rekord mori titullin si ministri i vendimeve qesharake.
Kjo për arsye të disa vendimeve qesharake dhe fyese, në të cilat policët quheshin “barkderra”, apo që iu ndalonte punonjësit të frekuentonin ambientet e jashtme të institucionit gjatë orëve të punës.
Por, bëmat e tij nuk përfundojnë. Pasy dyshohet se Lleshaj edhe pasurinë nuk e ka deklaruar të gjithën.
CNA.al raportoi më parë, se Lleshaj dyshohet të ketë fshehur një vilë që ndodhet në një nga resortet turistike në Gjirin e Lalzit.
Bëhet fjalë për një pasuri, që nuk e gjejmë të deklaruar në formularët e deklarimit ndër vite të administruara nga ILDKPKI.
Ndërkaq, dyshohet se Lleshaj ka si pronë të tij një apartament duplex me sipërfaqe 120 m2, në një godinë me dy kate me sipërfaqe totale 480 m2.
CNA.al ka publikuar fotot dhe videon e vilës së Lleshajt që me çmimet e tregut në atë zonë kap vlerën prej të paktën 150 mijë euro.
Nga verifikimet që kemi bërë deklaratat e pasurisë së Ministrit të Brendshëm nga viti 2006 e deri në vitin 2017, nuk rezulton të ketë deklaruar një pasuri të tillë.
Në vitin 2006 ai ka marrë një kredi për shtëpi, 120 0000, por nuk e thotë adresën, qytetin se ku e ka blerë. Gjithashtu në vitin 2008 ai ka deklaruar një tjetër kredi të marrë nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes në shumën 500 000 lekë, po për shtëpi. Por edhe në këtë rast nuk e thotë adresën, qytetin ku ndodhet shtëpia.
Pasuria e deklaruar ndër vite, sipas të dhënave të marra nga Open Spending Albania.
Në deklaratën fillestare të vitit 2006 rezulton se Lleshaj në pozicionin e Komandatit të komandës së Doktrinës dhe stërvitjes ka llogari rrjedhëse në shumën 8 mijë euro dhe 60 000 lekë.
Ndërsa në deklaratën vjetore të 2006 ka treguar se ka të ardhurat nga paga në shumën 63 444 lekë, të ardhura nga paga e gruas në shumën 17 000 lekë,
Në vitin 2007 ai ka deklaruar dy llogari rrjedhëse në vlerat 5 300 euro dhe 450 000 lekë, të ardhurat nga paga e tij dhe e bashkëshortes si dhe një kredi për shtëpi në shumën 120 0000 lekë.
Në vitin 2008 ai ka deklaruar llogari rrjedhëse në shumën 750 000 lekë, gjendje cash 5 500 euro, gjendje në cash 4 800 000 lekë, të ardhurat nga paga e tij dhe e bashkëshortes, një kredi prej 5 000 000 lekë për shtëpi.
Në vitin 2009 ai ka deklaruar llogari rrjedhëse në shumën 980 000 lekë, gjendje cash 6 000 euro, makinë për bashkëshorten në shumën 200 000 lekë. Në total të ardhurat vjetore janë 136 3356 lekë.
Në vitin 2010 ai ka deklaruar se në total të ardhurat familjare shkojnë në shumën 1852000 lekë.
Në vitin 2011 ai ka deklaruar një llogari rrjedhëse në shumën 20 000 lekë si dhe të ardhurat nga paga e tij dhe e bashkëshortes, Në total të ardhurat vjetore i shkojnë 1 800 000 lekë.
Në vitin 2012 ai ka deklaruar llogari rrjedhëse në shumën 30 000 lekë, dhe të ardhurat nga paga. Në total të ardhurat vjetore shkojnë në 1 812 000 lekë.
Në deklaratën fillestare të vitit 2013 ai ka deklaruar, gjendje në llogarinë rrjedhëse 980 000 lekë si dhe pagat. Nuk ka shtim të pasurisë, krahasuar me vitet e mëparshme.
Në vitin 2013, në kohën që ai është emëruar këshilltar i Kryeministrit për Sigurinë, ai ka deklaruar gjendje në llogarinë rrjedhëse në shumën 320 000 lekë, gjendje cash në shumën e kredisë 4 800 000 lekë, makinë të bashkëshortes në shumën 200 000 lekë, gjendje ne cash 6 000 euro, të ardhura nga paga në shumën 420 000 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes 165 000 lekë, të ardhura nga bursa e vajzës në shumën 2 250 euro. Gjithashtu ka deklaruar dy kreditë, njërën prej 5 000 000 të marrë nëpërmjet Ministrisë për Mbrojtjes për banesë dhe tjetrën në shumën 18 550 euro, të marrë në vitin 2010, për të blerë një makinë Honda CRV.
Në vitin 2014 ai ka deklaruar gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagave në shumën 450 000 lekë, makinë Honda me vlerë 15 000 euro, makina e bashkëshortes 200 000 lekë, gjendje cash 500 euro si dhe të ardhura nga pagat e tij dhe të bashkëshortes dhe bursa e vajzës në Gjermani në shumën 7500 euro.
Në vitin 2015 ai ka deklaruar gjendje cash 750 000 lekë, ka shitur makinë e gruas 150 000 lekë, gjendje cash 1000 euro.
Në vitin 2016 ai ka deklaruar gjendja në llogarinë rrjedhëse në shumën 3 265 467 lekë, gjendje cash në 1500 euro,të ardhura nga paga e tij në shumën e 1 461 144 lekë, të ardhura nga pensioni i parakohshëm si ushtarak në shumën 144 000 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 636 000 lekë.
Në vitin 2017 ai ka deklaruar gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagave në shumën 3 549 538 lekë, gjendje cash në vlerën 2 200 000 lekë, makinën Honda nga 15 mijë euro e ka deklaruar 14 mijë euro, gjendje cash 2000 euro si dhe të ardhurat nga pagat.
Fotot më poshtë, pasuria e Lleshajt, sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al pranë ILDKPI-së./ CNA.al
Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit
Krimi trondit Elbasanin/ Sandër Lleshaj ?kyç? gojën
Skandal/ Lleshaj dekonspiroi operacionin e policisë?
Lleshi merr vendimin drastik/ Zbulohet urdhëri për ?policët barkderra?
Lleshi letër drejtueseve të policisë/ Merrni masa urgjente për djegien e mbeturinave
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka udhëtuar mën...
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen, ka ndodhur rreth me...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Gkirokastër, ku po zhvi...
Gjatë një bashkëbisedimi që po zhvillon sot me studentë të U...
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, pedagogia Argita Mal...
Të mërkurën në Tiranë do të mbërrijë një delegacion i Komisi...
Grupet parlamentare të opozitës, depozituan në datë 29 janar...
Deputeti demokrat dhe kryetari i PD-së në Lushnje, Myslym Mu...
Raporte të ndryshme tregojnë se popullatat e insekteve nëpër...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e ditës së sotme...
Nisur nga ç’është thënë ndër vite, Napoleoni kompensoi shtat...
Pija gjithnjë e më e popullarizuar, kafja e gjelbër, mund t’...
Seksi dhe alkooli janë përmendur shpesh si të lidhur ngushtë...
Dukesha Meghan Markle organizoi dje festën e foshnjes që do ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka nisur mbledhjen e ra...
Këshilli i Lartë i prokurorisë ka vendosur sot të refuzojë k...
Në kuadër të turit “Për Bashkinë që duam”, kryeministri Rama...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuzuar të forta sot...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar sot të hedhë akuza t...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar sot një thirrje ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...