web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Michael Jackson nuk ka abuzuar vetëm me fëmijët, e tmerrshme ajo që i ka bërë shimpanzesë së tij”

17 Shkurt 2019, 12:40, Aktualitet CNA

Pas akuzave të njëpasnjëshme për abuzim me të miturit, tashmë thuhet se Michael Jackson ka dhunuar fizikisht edhe shimpanzenë e tij.

Thuhet se shimpanzeja me emrin Bubbles rrihej rregullisht dhe keqtrajtohej nga Mbreti i Popit.

Pretendimet janë publikuar nga Times of India e cila raporton se viti 2003 rezultoi keq për Jackson i cili akuzohej për ngacmim fëmijësh. Ndërkohë, Bubbles ishte përpjekur të kryente vetëvrasje.

Përpjekja rezultoi e pasuksesshme pasi Bubbles, që tani është 35 vjeç, jeton në Qendrën për majmunët e mëdhenj në Wauchula, Florida.

Akuzat i ka ngritur primatologu, Dame Jame Goodall, i cili tha se besonte se Bubbles ishte goditur në fytyrë dhe në stomak.

Edhe Jack Gordon, ish-bashkëshorti i La Toya Jackson, thotë se ai personalisht e ka parë yllin e popit duke sulmuar shimpanzenë e tij.





Lajmet e fundit nga