web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal tek Prokurimet/ Zbardhen shkeljet në tenderin për ujësjellësin e bregdetit të Kavajës

11 Shkurt 2019, 10:59, Aktualitet CNA

Procedurat e prokurimit ?Shërbim Konsulence? me Objekt Loti 3, Studim projektim i furnizimit me ujë për zonat bregdetare, të njësisë administrative Synej, Bashkia Kavajë?, janë kryer në mënyrë të kundërligjshme.

Skandali është zbuluar, nga  kompanitë e skualifikuara nga gara. Skualifikimi i tyre është bërë me arsyetimin se nuk plotësonin Pikën 1.1.6. te DST, ekspert mjedisi me licensë profesionale në projektim.

Në fakt një licencë e tillë nuk ekziston dhe nuk ka ndonjë akt ligjor apo nënligjor që e përligj një gjë të tillë.

Me 10 Janar 2019, kohë kur Shoqëritë ?Diper & HE & SK 11?, ?Gjeokonsult & CO? sh.p.k., ?Atelier 4& Infratech?si dhe ?HUK Projekt? & ?EBS? sh.p.k. ishin kualifikuar në procedurat prokurimit ?Shërbim Konsulence? me Objekt Loti 3 -Studim projektim i furnizimit me ujë për zonat bregdetare, të njësisë administrative Synej, Bashkia Kavajë?, me Nr.REF – 89704- 10 -12 ? 2018, Faza I,  Komisioni i Prokurimit Publik pa bërë njoftimet për veprimet procedurale sipas parashikimeve të nenit 147 e vijues të K.Pr.Administrative dhe në mungesë të subjekteve të interesuar ka marrë në shqyrtim ankimin e BOE ?Invictus?sh.p.k. &?Leni-Ing? sh.p.k. &?D.T.Con? sh.p.k. &?UTS-01? sh.p.k., dhe me Vendimin Nr.1794-11-2019, ka bërë skualifikimin e tyre nga kjo garë, pasi nuk plotësonte Pikën 1.1.6. te DST, ekspert mjedisi me licensë profesionale në projektim.

Komisioni i Prokurorimit i përbërë nga Evis Shurdha, kryetar, Enkeleda Bega nënkryetare dhe anëtarët Vilma Zhupaj, Lindita Skeja dhe Merita Zeqaj, me datën, 10.01.2009 ka dalë në përfundimin se kompanitë ankuese nuk kanë ekspert mjedisi me licensë profesionale në projektim.

I njëjti Komisioi, një ditë më pas me datë 11.01.2019, mban të njëjtin qëndrim edhe pse një licensë për veprimtari në fushën e projektimit për mjedisin, nuk ekziston.

“Lidhur me pretendimet e BOE ankimues, mbi stafin kryesor dhe mbështetës të paraqitur nga BOE ?Diper? sh.p.k. & ?HE&SK 11? sh.p.k dhe BOE ?Atelier 4? sh.p.k. & ?Infratech? sh.p.k nga verifikimet e kryera, Komisioni konstaton se këta ofertues kanë dështuar për të përmbushur kriterin e vendosur nga autoriteti kontraktor në dokumentat e tenderit të procedurës së prokurimit objekt shqyrtimi, ndryshuar me shtojcën përkatëse, pasi BOE ?Atelier 4? sh.p.k. & ?Infratech? sh.p.k nuk ka paraqitur ekspert mjedisi të pajisur me licencë profesionale në projektim sikurse ka kërkuar autoriteti kontraktor”, thuhet në         Vendimin numër 1794.

Por, në të vërtetë ky është një nga lapsuset më unikale te administratës shtetërore post komuniste, pasi  kushdo që mund të bëjë kërkime shumë të thjeshta on-line për këtë rast, do të konstatojë që një licencë e tillë nuk ekziston dhë për rrjedhojë, nuk ekziston absolutisht asnjë ekspert mjedisi brenda vendit i licensuar për të ushtruar veprimtari në fushën e projektimit për mjedisin.

Kjo për faktin se në Republikën e Shqipërisë nuk ekziston asnjë akt ligjor apo nënligjor me fuqi juridike që të parashikojë pajisjen e personave fizike apo juridike me licensë profesionale projektimi në fushën e mjedisit. E thënë ndryshe, deri më sot në Republikën e Shqipërisë nuk ekziston absolutisht asnjë ekspert mjedisi i licensuar për të ushtruar veprimtari në fushën e projektimit për mjedisin.

I vetmi akt nënligjor që parashikon licensimin profesional të individëve dhe personave juridikë që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e projektimit ku sigurisht që,nuk parashikohet asnjë kategori me përshkrimin ?projektimi në fushën e mjedisit?, është Vendimi i KM Nr. 943, datë 28.12.2016, për disa  ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.759, datë 12.11.2014, të Këshillit të Ministrave për licencimin  profesional të individëve dhe personave juridikë që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit  e të projektimit në ndërtim dhe mbikqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim.

Vendim ky të cilit i bashkëlidhet rregullorja për kriteret dhe procedurat e dhënies së licensave profesionale për individë dhe persona juridikë në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikqyrje e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim

Skandali është thelluar nga Komisioni i Prokurimit Publik, pasi ka shkelur barazinë e pjesëmarrësëve në këtë procedurë prokurorimi.

Pasi në një kohë që Komisioni i Prokurimit Publik ka skualifikuar nga gara 4 Bashkime operatorësh Ekonomik se nuk dispononin një licence profesionale, e cila nuk ekziston, ka kualifikuar BOE ?Invictus?sh.p.k. &?Leni-Ing? sh.p.k. &?D.T.Con? sh.p.k. &?UTS-01? sh.p.k., ankues në këtë procedurë prokurimi, duke prezumuar që ky operator ekonomik e dispononte këtë licensë imagjinare.

CNA.al, më poshtë do të gjeni vendimet e Komisionit të Prokurorimit./CNA.al

file:///C:/Users/user/Downloads/Vendim%20Nr%201793%20-%2015-2019%20Loti%202%20Golem%20(3).pdf

file:///C:/Users/user/Downloads/Vendim%20Nr%201794%20-%2011-2019%20Loti%203%20Synej%20(2).pdf

 

 





Lajmet e fundit nga