web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas nepotizmi/ Nipi në Ministrinë e Brendshme dhe daja në krye të burgjeve

9 Shkurt 2019, 21:26, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama tre ditë më parë shkarkoi drejtorin e Burgjeve Stefan Çipa duke e zëvendësuar atë me drejtorin e AKU-së Agim Ismaili i cili e mbajti këtë për më shumë se dy vite.

Drejtoria e Burgjeve është një institucion i cili varet nga Ministria e Brendshme. Mësohet se Agim Ismaili është daja i Dritan Palnikaj i cili mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm prej afro 10 muajsh  në këtë ministri.

Sekretari i Përgjithshëm parashikon organizimin e tenderave për Drejtorinë e Burgjeve. Pra e thënë ndryshe tendera shumëmilionëshe brenda familjes,nga nipi për dajën./CNA.al





Lajmet e fundit nga