web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Debati për të miturën e Kavajës/ Tabaku “shuplakë” Ramës

9 Shkurt 2019, 16:35, Aktualitet CNA

Dita e djeshme u shoqërua me një sërë debatesh virtuale mes kryeministrit dhe disa përfaqësuesve të opozitës në lidhje me publikimin e imazheve të familjarëve të vajzës së mitur në Kavajë.

Deputetja Albana Vokshi kërkoi shkarkimin e ministres Elisa Spiropali dhe fshirjen e videos në rrjetet sociale. Ndërkohë kryeministri Edi Rama publikoi një foto ku i mbyllte gojën Vokshit.

Në lidhje me këtë gjë ka reaguar deputetja e PD-së Jorida Tabaku e cila në një postim në rrjetet sociale dënon ashpër reagimin e kryeministrit Rama duke e quajtur atë joetik dhe të turpshëm.

?Fasada gënjen!

Progresist nuk je duke pikturuar një kabinet me më shumë zonja në historinë e Shqipërisë. As duke e shitur veten si një kryeministër artist nepër botë.

Pasi e vërteta është tjetër. Majfton të shohim reagimin e padenjë që kryeministri ka kryer karshi koleges Vokshi, një reagim i turpshëm dhe tërësisht joetik. Jo vetëm se i drejtohet një deputeteje e cila ka qenë serioze në sjelljen e saj opozitare përballë mazhorancës së drejtuar nga kryeministri. Por, mbi të gjitha sepse i drejtohet një zonje e cila ka ngritur përherë zërin për dhunën ndaj femrave.

Çfarë të presim më shumë nga një kryeministër i tillë? Çfarë duhet të postojë më shumë një kryeministër që vendos të shpërfytyrojë figurën e një deputeteje pasi argumenti i mungon?

Ftoj deputetet socialiste ta dënojnë këtë akt që gjuhën e urrejtjes e kthen në instrument politik. A doni t?ia falim të ardhmen një njeriu të tillë??,-shkruan Tabaku./CNA.al





Lajmet e fundit nga