"Ky është përdhunim shtetëror"/ Elisa e doganave nuk njeh kufi
Pas publikimit të takimit nga ministrja Elisa Spiropali me p...
Dy ditë më parë, në seancën e të enjtes, duket se ishte debutimi i ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ajo e enjte është prova e zjarrit për politikanët e rinj, sidomos për ministrat. Përballimi i opozitës është testi që dikush e kalon, dikush jo. Trajektorja e shumë burrave e grave të mazhorancës së sotme, apo opozitës së djeshme, ka kaluar në varësi të të enjteve të nxehta parlamentare.
Basha është aktualisht në ditë të mira, por aty ka qenë dhe vazhdon të jetë i rëndi Berisha dhe përballja me të, nuk është aspak e lehtë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në seancën e fundit pati kacafytje me të dy, dhe me Bashën dhe me Berishën. Ai u kujtoi udhëheqësve të opozitës, 21 janarin. U tha i keni duart me gjak. Kjo një përpjekje perfide për të bërë një hap të rëndësishëm drejt zemrës së socialistëve, kur dihet se sa peshon ajo datë në botën e tyre. Gjenerali në këtë drejtim është në një normalitet politik. Ai me siguri sapo e ka nisur karrierën, dhe zgjedhja e tij është Partia Socialiste. E nuk është pak ajo çka i ka ofruar Edi Rama, postin më të rëndësishëm në qeveri.
Deri këtu çdo gjë duket normale. Po diçka ka ndodhur këto ditë, që e bën Lleshajn të devijojë vrik nga socialist, në rilindas. Prania e policisë në fakultete, tregon një zell e devotshmëri të pacak të ministrit për t?i shërbyer Ramës në një pikë nevralgjike, siç është kriza e universitetit. Për t?iu gjendur atij në ditë të vështirë. Sandër Lleshaj me siguri e di se ka shkelur ligjin. Dhe e ka bërë me vetëdije. Sepse, është absolutisht e ndaluar që trupat policore të vënë këmbën në ambientet, në auditorët e Shkollës së Lartë. Ka zgjedhur ta bëjë këtë piruetë mbi ligjin, si rilindas besnik për të ndihmuar shefin e tij, jo si socialist. Zor se këtë urdhër do ta kishte dhënë për shembull Fatmir Xhafaj, apo Stefan Cipa, aq më pak Pandeli Majko.
Kanë bërë xhiron e botës ca pamje të Mark Markut që u vihet nga pas policëve, që të kapur prej telefonit të pedagogut, bëjnë si kalimtarë ngalakeqë që u ra rruga andej nga Filologjiku.
Dërgimi i policëve në Fakultet është thyerja që ka bërë Sandër Lleshaj përkundër krejt asaj që dikush mund të priste. Dhe dikush priste tek ai, një njeri strikt, një gjeneral që në fund të fundit që nuk do t?i dërgonte trupat e tij përtej një vije të kuqe, veç nëse do të ishte fare e domosdoshme. Lleshajn nuk mund ta qortojë dikush për të paditur, as për të pakulturë.
Është i kënduar fort mirë, dhe e di se çfarë pamje e papranueshme është policia në fakultet, çfarë dukje e vrazhdë është, ç?kontrast përbën ajo togë barkalecësh në një vend të dijes, aq më tepër të ndërsyer në një përpjekje për të thyer një grevë studentësh e pedagogësh, në një rrekje për të frikësuar një trupë akademike. E di fort mirë këtë, por thjesht, ka shërbyer shefin e tij Rama, i ka kthyer atij besimin. Më kot përpiqet në Parlament të shfaqet si socialist përballë Berishës e Bashës. E ka djegur me vakt fazën, duke u shpallur drejtpërdrejt rilindas, me vetë fajin e tij, me më të madhin fajin e tij./Mapo.al
Pas publikimit të takimit nga ministrja Elisa Spiropali me p...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar m...
ShigjetariAta janë shumë të shkathët zakonisht, u pëlqen të ...
Një djalë adoleshent, vetëm 16 vjeç, i cili punonte për bukë...
Rritet rreziku për iktusRreziku i pësimit të iktusit lidh...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me strukt...
Monika Kryemadhi sot nga Korça elektrizoi sallën me thirrje ...
GaforrjaGaforret janë shumë emocionale si shenja dhe kjo i b...
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahme...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukt...
Këtë të shtunë, sfida e Ermalit dhe Arbanës në dy emisionet ...
Keni ulur numrin e kalorive, po stërviteni aq sa shoqja më e...
Kryetarja e LSI –së Monika Kryemadhi nga Korça ka sulmuar k...
Mundësia e sa më shumë grave për të bërë karrierë në shkencë...
Bella, Anwar dhe Yolanda Hadid kanë folur hapur për betejën ...
Përveç modelit të flokëve të kapur bisht në majë të kokës, a...
Deri në vitin 2013, jeta dhe suksesi i tij po shkatërroheshi...
Një nga ish-të dashurat e Tekashi 6ix9ine rrëfehet se është ...
Gucci ka tërhequr nga tregu një golf, pasi përdoruesit e med...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukt...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...