web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studimi: Pothuajse të gjitha gjallesat e ngordhura detare kanë ngrënë plastikë

6 Shkurt 2019, 13:53, Kuriozitete CNA

Një studim, që në fokus kishte ekzaminimin e gjallesave të ngordhura detare, ka dalë në një përfundim të trishtë, por të pritshëm.

Në të gjitha gjallesat e studiuara u gjet plastikë!

Studimi u krye nga një ekip i ekspertëve të gjitarëve të detit dhe plastikës të Universitetit të Exeter dhe Plymouth Marine Laboratory, i cili ekzaminoi traktet e tretjes të 50 gjallesave.

Mes tyre ishin nga 10 lloje delfinë, balena dhe foka, të cilat ishin nxjerrë në brigjet angleze nga deti pas ngordhjes.

Rezultatet paralajmëruese , të publikuara në ?Scientific Reports?, treguan se në çdo gjallesë të studiuar u gjetën copa të vogla plastike, të gjata më pak se 5 milimetra.

Studiuesit zbuluan gjithashtu, se sasia më e madhe e plastikës u gjend në stomakun e gjallesave të ngordhura sesa në zorrë, duke ndikuar kështu një formë të mbajtjes së përkohshme.

Lloji më i zakonshëm i polimerit ishte najloni dhe 84 për qind e plastikës të gjetur ishin fibra sintetike që mund të vijnë nga veshjet, rrjetat e peshkimit, furçat e dhëmbëve dhe produktet e tjera prej najloni.





Lajmet e fundit nga