web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkencëtarët më në fund kanë zbuluar çfarë e shkakton Alzheimer-in dhe si mund ta ndalojnë

30 Janar 2019, 10:10, Aktualitet CNA

Studimet dhe kërkimet më në fund janë duke u mbyllur për të gjetur shkaktarin e Alzheimier-it, sëmundja e pestë me më shumë viktima në të gjithë botën.

Një artikull i publikuar tek ?New Scientist? zbulon se një tip bakteri, i njohur si shkaktar i sëmundjeve të gingivës së gojës, është çelësi për të gjetur dhe nga çfarë vjen Alzheimer-i. Dihet nga studime të mëparshme se kjo sëmundje vjen nga një strukturë e ndërtuar nga dy proteina e që vendoset në tru. Këto proteina zhvillohen dhe krijojnë disa pllaka të cilat bllokojnë lidhjet mes qelizave nervore dhe trurit. Kjo më pas çon në humbjen e kujtesës, vështirësinë me zgjidhjet e problemeve apo me gjuhën.

Disa ekipe kërkimore kanë arritur në përfundimin e njejtë që bakteri P.gingivalis mund të shkaktojë një inflamacion të të njejtës formë me Alzheimeri-n në tru. Këtë bakter e kanë gjetur dhe në trurin e njerëzve që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Fillimisht nuk ishte e qartë nëse ishte shkaktari i saj apo gjendej aty si pasojë e Alzheimer-it , gjithsesi testimet e mëvonshme vërtetuan të parën. ?Kjo është hera e parë që AND-ja e P. gingivalis gjendet në një tru njerëzor dhe të pllakave që formohen si pasojë e saj.?- thotë Sim Singharo i Universitetit të Lancashire, pjesmarrës në studim.

Edhe në njerëzit që nuk vujanë nga sëmundja e rëndë janë gjetur gjurmë të këtij bakteri por në një nivel shumë më të ulët. Mund të marrë dekada që dy proteinat e sipërpërmendura të akumulohen në sasi të tilla në tru e që më pas të fillojnë të shfaqin simptomat e Alzheimerit, prandaj pllakat e formuara nga P.gingivalis mund të jenë shkaktari kryesor.

Shkencëtarët besojnë se ky është një hap i madh përpara, drejt zbulimit të shkakut përfundimtar të sëmundjes së tmerrshme por gjithashtu insistojnë se do i duhet më shumë kohë që të nxjerrin një rezultat më të saktë. Ndërkohë teste me ilaçe që bllokojnë enzimat e këtij bakteri për të vepruar në tru janë duke u ndërmarrë në personat që vuajnë nga Alzheimer-i, me shpresën që të gjehet kura e saj.





Lajmet e fundit nga