web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Suksesi për të s’ka të ndalur! Ja si duket Albana Osmani në kopertinën e Revistës Franceze

26 Janar 2019, 10:53, Lifestyle CNA

Moderatorja Albana Osmani duket se është e mirë në gjithçka që bën!

Përveçse të moderojë, ajo ja ka dalë më së miri dhe me mjaft profesionalizëm të drejtojë një shoqatë bamirësie.

Emri i saj është lakuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga korpertinat e revistave prestigjoze ndërkombëtare!

Vetëm pak kohë më parë, bukuroshja shqiptare u shfaq në një revistë gjermane dhe londineze, ku foli për të gjithë karrierën dhe në veçanti për fondacionin ?Ti je një luledielli?!

Por suksesi i saj duket se nuk ka të ndalur!

Albana së fundmi është shfaqur në një Revistë kulturore Franceze, ?Utopian Magazine?.

E gjitha kjo, për moderatoren ka tepër vlerë, pasi siç ajo ka shkruar në Instagram, drejtohet nga djali i profesorit të saj të Liceut.

?Faleminderit profesorit tim @ardianisufiart për gjithë energjinë e Akademisë së Arteve që na e dha në shpirt! E falenderoj dhe për gjithë mbështetjen e tij në çdo hap timin?, shkruan ndër të tjera Osmani, pranë fotos së publikuar.





Lajmet e fundit nga