web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pedagogët rreshtohen me studentët/ Braktisin dekanin Artan Hoxha

18 Janar 2019, 17:11, Aktualitet CNA

Para pak minutash ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Fakultetit të Drejtësisë në fund të të cilës është dalë me një deklaratë nëpërmjet të cilës pedagogët janë shprehur në mbështetje të plotë të studentëve protestues.

Qëndrimi i tyre ka rënë ndesh me atë të dekanit Artan Hoxha, i cili ka insistuar për të future si pikë rifillimin e mësimit dhe braktisjen e protestës prej studentëve.

Burime të CNA.al nga mbledhja zbulojnë se pas votimit të dy propozimeve, atij të dekanit dhe të trupës së pedagogëve ka triumfuar me shumicë votash mbështetja pa kushte për studentët e ngujuar dhe kërkesat e tyre.Kjo pasi, sikurse janë shprehur pedagogët zgjidhja që ka dhënë qeveria nuk plotëson kërkesat e studentëve dhe është antikushtetuese.

Deklaratë e plotë e Asamblesë së Pedagogëve:

Ne pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë mbështesim totalisht protestën e studentëve dhe dënojmë çdo formë presioni ndaj kësaj proteste.

Ne përputhje me kërkesat e studentëve ne angazhohemi per rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe shprehim gadishmërinë për ndërtimin dhe forcimi  e të gjitha mekanizmave kundër plagjiaturë në përputhje me kushtetutën e vendit.

Kërkojmë rishikimin tërësor të akteve normative të nxjerra nga Qeveria për arsimin e lartë (kryesisht pakti për universitetin) dhe ribërjen e tyre në përputhje me kërkesat e studentëve dhe në konsultim me stafet akademike duke respektuar në çdo rast parimet kushtetuese të lirisë akademike dhe autonomisë universitare./CNA.al





Lajmet e fundit nga