web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mosdekretimi i Cakajt/ Ish-ministri i Ramës në krah të Presidentit

10 Janar 2019, 09:42, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto në Qeverinë ?Rama 1?,  ka komentuar zhvillimet më të fundit të ndodhura në kabinetin qeveritar.

Me anë të një shënimi në  rrjete sociale, ish-ministri, pjesë e LSI-së u është bashkuar reagimeve për mosdekretimin e Gent Cakajt nga ana e Presidentit Meta.

Cakaj është propozuar për të mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm në vend të Ditmir Bushatit.

Sipas Haxhinastos: ?Mosha e personit për mua nuk përbën asnjë problem një ministër i jashtëm në këtë moshë, duke patur në mendje edhe raste të tjera, kur shumë politikanë shqiptarë kanë marrë përgjegjësira edhe më të mëdha në ekzekutiv se ai i ministrit të jashtëm, pikërisht si kryeministra të vendit?.

Teksa ndalet tek deklarata e Cakajt për shkëmbim territoresh të Kosovës me Serbinë, ish-ministri pohon se një përzgjedhje e tillë është e papranueshme.

Kujtojmë se Meta, ka dekretuar katër nga pesë ministrat jo deputetë, të propozuar nga kryeministri Rama për kabinetin e tij.

Në dekretet e Presidentit bie në sy mungesa e një dekreti për emrin e Gent Cakës, i propozuar nga kryeministri si ministër i Jashtëm, e njëkohësisht edhe dekreti i shkarkimit të ministrit në detyrë Ditmir Bushati.

Presidenti Meta e ka justifikuar mosdekretimin e shkarkimit të Bushatit, me argumentin se vendi nuk duhet të qëndrojë asnjë sekondë pa ministër të Jashtëm./ CNA.al





Lajmet e fundit nga