LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta sfidon Ramën/ Refuzon dekretimin e ministrit të Jashtëm

10 Janar 2019, 11:53, Aktualitet CNA
Meta sfidon Ramën/ Refuzon dekretimin e ministrit të Jashtëm

Presidenti Meta ka refuzuar të dekretojë Gent Cakën në krye të Ministrisë së Jashtme, i propozuar nga kryeministri Rama. Dekreti i është kthyer kryeministrit Edi Rama për rishqyrtim.

Në një njoftim në faqen zyrtare të Presidencës, Kreu i shtetit rendit arsyet e kthimit të dekretit duke theksuar se ai nuk ka përvojë si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.

?Kandidatura e Gent Cakaj nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmëri dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet dhe në lartësinë e kërkuar të detyrës tepër të rëndësishme të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në këto kushte, Presidenti i Republikës, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese si Kreu i Shtetit, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare  dhe rolit të rij specifik kushtetues në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, refuzon propozimin tuaj për emërimin e Gent Cakaj në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë?- thuhet ne letren qe kreu i Shtetit i shkruan kryeministrit Rama.

 

Lajmet e fundit nga