web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I lidhur me krimin dhe me pasuri të pajustifikueshme/ Shkarkohet Arben Zefi

10 Janar 2019, 11:57, Aktualitet CNA

Arben Zefi Kreu i Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi, është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit.

Ish-kryegjyqtari Zefi, nuk ishte prezent në seancën e mbajtur. Ai, më herët kishte paraqitur dorëheqjen, por KPK nuk e ka pranuar.

Në seancën e zhvilluar në datën 8 janar, KPK pohoi se Arben Zefi nuk ka kryer deklarim të saktë të pasurisë.

Ai zotëron një apartament 132.8 m2 dhe dy automjete.

Ai nuk ka deklaruar edhe shumën prej 50 mijë euro të marra kredi dhe nuk ka bërë deklarimin e automjetit të blerë nga bashkëshortja.

Gjithashtu, sipas KPK ?së,  kryegjyqtari i Shkodrës, është i përfshirë në veprimtari të kundraligjshme, madje edhe lirimin e një personi të akuzuar për vepra penale./CNA.al





Lajmet e fundit nga