web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Festa të trishta, që nuk i meritojmë"/ Deputeti zbulon fajtorin

30 Dhjetor 2018, 12:08, Aktualitet CNA

Kryetari i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili i ka cilësuar festat e këtij fundviti si shumë të trishta për shqiptarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili  shprehet se këtë herë shqiptarët të vetmen periudhë ku mundohen të harrojnë problemet janë duke e kaluar në trishtim.

?Festa të trishta, që nuk i meritojmë!!!

Gjithkund trishtimi e ka bërë të vetën. As festat nuk i kurseu.

Viti i Ri mbetet kryefesta e shqiptarëve.

Përgjithmonë ka qenë momenti kur problemet shtyheshin mënjanë për t?u harruar disa çaste e për të mos u parë për disa të tjera.

Dhe shqiptarët ia kanë dalë t?i kenë këto pak çaste harrese e ç?kujdesje.

Por këtë vit shqiptarët për herë të parë nuk ia dolën dot.

Trishtimi, që kumtohej prej mijëra të rinjve studentë të zëshëm në rrugë e sheshe, por edhe i mijëra të tjerëve të pazëshëm nëpër shtëpi, klube të varfra lagjesh, fshatrash e qytetesh, na kaploi të gjithëve.

Trishtim, që e mbyt buzëqeshjen e cila i shtrëngon buzët dhe një ngërdheshje e egër shfaqet gjithkund.?-shprehet deputeti.

Për Vasilin fajtorë  të këtij trishtimi është kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij.

?Fajtorët e trishtimit janë aty përpara nesh me ngërdheshjen e të nginjurit e të arrogantit, të lumtur se jua ka rrëmbyer buzëqeshjen të tjerëve.

Fajtorët janë aty edhe Kryefajtori aty është të zhytur në rehatinë, që kamja jua jep.?-shkruan ai.

Më tej deputeti i LSI thekson se për varfërinë dhe dëmin që u kanë shkaktuar këtyre njerëzve, dënimi për fajtorët nuk duhet të vonojë.

?E në ndërkohë mijëra të tjerë trishtueshëm ngarendin me qeska gjysmë të boshatisura prej pamundit të varfërisë, që ta vjedh buzëqeshjen e dhimbjen ta jep të shumte e të hidhur.

Njerëz!! Buzëqeshjen e vjedhur ne duhet ta rimarrim për veten e të tjerët.

Damka e dënimit s?do mund të vonojë për të ngërdheshurit e nginjur të kolltukëve erëkëqinj të qeverisë.

Dhe koha ka ardhur!!

Dhe trishtimi i festës do të davaritet!! Dhe gëzimi i fitores së të mirës do të jetë mes nesh!!-mbyll postimin në rrjetet sociale Vasili./CNA.al





Lajmet e fundit nga