LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korçë/ Automjeti përfshihet nga flakët, 4 persona të lënduar

27 Dhjetor 2018, 19:22, Aktualitet CNA
Korçë/ Automjeti përfshihet nga flakët, 4 persona të

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme ne qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në afërsi të qendrës së qytetit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se brenda automjetit të parkuar ndodheshin 4 persona. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Korçës.

Dyshimet e para janë për një shkëndijë të ndodhur në impiantin e gazit të automjetit. Policia e Korçës po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga