web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Absurdi/ Në zgjedhjet e reja me Kodin e vjetër

25 Dhjetor 2018, 18:41, Aktualitet CNA

Nga Xhovan Shyti

-Ditën e djeshme një lajm mediatik dekonspiroi atë çka po luhet pas kuintave lidhur me detyrimin e klasës politike për të ndryshuar Kodin e vjetër zgjedhor. Ndërkohë që këtë atribut e ka Parlamenti, i cili i ka dhënë fund punimeve për të rinisur në javën e dytë të Janarit. Lajmi i dhënë nga televizioni TCH njoftonte se në përpjekjen për t?ia arritur ndryshimit të Kodit të vjetër brenda këtij viti, ndërkombëtarët kanë iniciuar mbledhjen e Parlamentit në Seancë të Jashtëzakonëshme Plenare. Me rend të vetëm dite miratimin e ndryshimeve në Kodin e vjetër, sipas rekomandimeve të lëna nga OSBE/ODIHR në paszgjedhjet e fundit. Detyra shtëpie këto që në fakt datojnë më parë se zgjedhjet e Përgjithshme parlamentare të qershorit 2017, madje edhe se ato të viteve 2015 e 2013.

Pas përfundimit të secilit prej proceseve zgjedhore të pas 2008, kur Berisha e Rama nënshkruan marrëveshjen e etiktuar si e ?tradhëtisë ndaj aleatëve?, krahas vlerësimit të standarteve të arritura OSBE/ODIHR kanë artikuluar edhe detyrat e të ardhmes. Përmbushja e të cilave do të shëronte plagët e të shkuarës, ku manipulimi i votimeve ka qenë më problemori, por dhe do ti përafronte proceset zgjedhore me standartet e një shoqërie të vërtetë demokratike.

Gjë që nuk ka ndodhur deri më sot pasi klasa politike përherë i ka shtyrë ndryshimet në Kodin zgjedhor, megjithse pas përfundimit të zgjedhjeve është zotuar për të kundërtën.

Kështu ndodhi edhe pas përfundimit të votimeve të Qershorit 2017, të cilat nga OSBE/ODIHR u vlerësuan të qeta, jo të lira e të blera. Me të njëjtat problematike si dhe homologet e mëparshme të zhvilluara po me të njëjtin Kod të vjetër, që ligjëron një system, i cili nuk garanton liri votimi, por stimulon manipulimin. Që ti jepet fund këtyre praktikave OSBE/ODIHR rekomandoi 23 pika dhe ndryshimin e Kodit të vjetër zgjedhor në mënyrë që në zgjedhjet e radhës (kupto vendoret e 2019), të shkohej me Kod të ri, brenda të cilit të inkorporoheshin dhe pikat e rekomanduara. Për të cilat Edi Rama, i ricikluar si kryeministër, u zotua se do ti bënte realitet brenda afateve, në bashkëpunim me opozitën. Mirëpo kjo nuk ndodhi dhe sakaq çelja e vitit elektoral 2019 e gjen vendin po me Kodin e vjetër, megjithse nga zotimi i Ramës ka kaluar më shumë se një vit.

Lajmi i dhënë nga TCH  të hënën fliste për mbledhjen e Parlamentit në Seancë të Jashtëzakonshme me rend të vetëm dite miratimin e draftit të ndryshimeve të Kodit të vjetër brenda vitit në ikje 2018.  Nëse kjo do të ndodhë është lajm i mirë dhe jep shpresë për një proces votimi të mbarë. Në të kundërt, pra nëse votimet e 30 Qershorit do të zhvillohen me Kodin e vjetër është më mirë të mos mbahen, pasi është e sigurt se do të fitohen nga më të fortët e politikës. /CNA.al





Lajmet e fundit nga